E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut, është i vendosur që të lëshohet në një sulm për të bërë të tijin sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba.
Tek Bayerni lind ideja Drogba





Kontrata e afrikanit me klubin e tij londinez skadon në fundin e sezonit dhe 33-vjeçari nuk ka hedhur ende firmën mbi rinovimin që i është ofruar. Besohet se bregofildishtasi dëshiron të provojë një përvojë të re, pas shtatë vitesh në “Stamford Bridge”.

Sipas shtypit anglez, Totenhemi do të provojë të bëjë një ofertë, por do të jetë e vështirë që të mposhtë konkurencën e Bajernit, të cilët i ofrojnë mundësinë sulmuesit që të luftojë për trofe në të gjithë kompeticionet.

Ndërkohë, destinacioni i ardhshëm i Tevezit duket se po shndërrohet gjithmonë e më sumë Reali i Madridit. “Apashi”, i pakënaqur në Mançester, po ushtron presion mbi klubin që ta lejojë të largohet që gjatë muajit janar.

Jose Mourinho do të bëjë një ofertë në rastin e parë që do të krijohet, por transferimi do të bëhet i mundur vetëm në qoftë se Siti dhe argjentinasi do të ulin pretendimet e tyre të ekzagjeruara.

Klubi i Mançinit pretendon 40 milion euro për të shitur kartonin e sulmuesit, shumë për një zëvendësues, ndërsa Tevez nga ana e tij synon një pagë prej 15 milion eurosh, çka do ta shndërronte në Madrid në lojtarin më të paguar, më shumë edhe se Ronaldo.

Publikuar: 12.10.2011 | 09:13
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime