E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krijimi i kushteve reale për zbatim cilësor të ligjeve, sipas Bexhetit, është punë e madhe, e cila kërkon resurse materiale dhe njerëzore, ndërsa me rëndësi të veçantë për reformat në sistemin e jurisprudencës është edhe inkuadrimi sipas nevojës të partive politike parlamentare që të ketë konsensus gjatë miratimit të ligjeve.
Ministri Bexheti: Sistemi i jurisprudencės ende ka dobėsi

Sistemi juridik në shtet ende ka dobësi, në të cilat duhet të punohet në vazhdimësi dhe duhet të zbatohen ligjet, vlerëson ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili sot kryesonte me takimin e Këshillit për reforma në jurisprudencë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë.

Para anëtarëve të këtij turpi, Bexheti theksoi se qytetarët ende kanë perceptim se gjyqësia në përgjithësi është e dobët dhe nuk i ka atributet kryesore të pavarësisë, efikasitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe se Këshilli ka punë ekskluzivisht të rëndësishme - të kryejë analiza me qëllim të sendërtimit të sistemit dhe përkushtimin e vëmendjes në implementimin të ligjeve.

Krijimi i kushteve reale për zbatim cilësor të ligjeve, sipas Bexhetit, është punë e madhe, e cila kërkon resurse materiale dhe njerëzore, ndërsa me rëndësi të veçantë për reformat në sistemin e jurisprudencës është edhe inkuadrimi sipas nevojës të partive politike parlamentare që të ketë konsensus gjatë miratimit të ligjeve.

Sipas zëvendëskryeministres për çështje evropiane Teuta Arifi, jurisprudenca është pjesë, ku ka më së shumti rekomandime të cilat seriozisht duhet të merren parasysh dhe të investohet më tepër energji në këtë proces.
Ministri Bexheti: Sistemi i jurisprudencës ende ka dobësi

"Ka më shumë punë të cilat duhet të përpunohen. Kërkesat dhe sugjerimet nga ana e Bashkimit Evropian kanë të bëjnë me angazhimin e gjykatësve nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë, procesit të funksionimit, gjegjësisht efikasitetit të gjykatave, si dhe rritjen e buxheteve të Prokurorisë publike dhe gjykatave. Të gjithë këto punë janë qartë të theksuara në listën që e morëm me detyra, në të cilën u përgjigjëm me plan aksionar", tha zëvendëskryeministrja Arifi.

Kryetari u Gjykatës Supreme Jovo Vanagellovski vlerëson se ka dobësi, por në vitet e kaluara vazhdimisht punohet në locimin e tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve për përmirësimin e tyre.

"Mund të flasim për një numër të madh të dobësive, në të cilat punohet. Vazhdimisht punohet në locimin e dobësive dhe gjetjen e zgjidhjeve për përmsimin e tyre", tha Vangekovski, duke theksuar se në raportin e kaluar dhe në raportet e viteve të kaluar është folur për vërejtje në sundimin e së drejtës, ku gjykata është vetëm një segment.
Ministri Bexheti: Sistemi i jurisprudencës ende ka dobësi

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ministri Bexheti tha se nuk dakordohet me vërejtjet se zgjedhja e gjykatësve dhe prokurorëve kryhet sipas linjes partiake, por këtë e bëjnë organet kompetente.

"Ka organe kompetente të cilët i zgjedhin kandidatët për gjykatës dhe prokurorë publikë. Këto janë këshilli gjyqësor republikan dhe Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa kandidatët prej fillimit duhet t'i respektojnë të gjitha kushtet. E tërë kjo në kuadër të ligjit", tha Bexheti.

Me qëndrim të ngjashëm lidhur me këtë çështje është e prokurori publik, Lupço Shvërgovski.

"Në prokurori së pari avancohen bashkëpunëtorët profesional dhe këshilltarët të cilët janë pjesë e institucioneve të prokurorisë dhe nga këto arsye nuk mund të pajtohem se ka ndikim të ndryshëm partiak apo miqësor gjatë zgjedhjes, theksoi Shvërgoski.
Ministri Bexheti: Sistemi i jurisprudencës ende ka dobësi

Publikuar: 12.10.2011 | 16:29
Lexuar: 441 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime