E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Me këtë japim kontribut të drejtpërdrejtë edhe në mjedisin jetësor edhe në mbrotjen e shëndetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë", theksoi Ademi, duke shtuar se në vitin 2004 janë transportuar mbi 30 tonë kondensatorë të dëmshëm, ndërsa në vitin 2006 rreth katër tonë kimikale të rrezikshme.
Transportohen tetė tonė mbeturina kimike laboratorike pėr nė Zvicėr








Rreth tetë tonë mbeturina kimike laboratorike në mënyrë adekuate të paketuara sot u transportuan për në Bazel, Zvicër, nga Shërbimi për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim në Çair, që të shkatërrohen në mënyrë të pranueshme ekologjike.

Me këtë aksion, siç theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, do të eliminohen kimikalet të cilat janë rrezik jo vetëm për mjedisin jetësor, por edhe për shëndetin e njeriut.

"Me këtë japim kontribut të drejtpërdrejtë edhe në mjedisin jetësor edhe në mbrotjen e shëndetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë", theksoi Ademi, duke shtuar se në vitin 2004 janë transportuar mbi 30 tonë kondensatorë të dëmshëm, ndërsa në vitin 2006 rreth katër tonë kimikale të rrezikshme.

Mihail Koçuboski nga Instituti për shëndet publik informoi se kimikalet helmuese janë në mënyrë adekuate të paketuara në fuçi të miratuara nga KB-ja dhe janë respektuar procedurat për transport përmes vendeve tjera. Pjesa më e madhe e kimikaleve, sipas tij, janë DDT, i cili shfrytëzohej në vitet e 60-70 nga shekulli i kaluar dhe deri tani ka qenë i ruajtur në depon e Institutit për shëndet publik.

Projekti realizohet në bashkëpunim të ministrive të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Shëndetësisë, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, ndërsa me përkrahje financiare të ambasadave të Norvegjisë dhe Zvicrës në vlerë prej 90.000 euro.
Transportohen tetë tonë mbeturina kimike laboratorike për në Zvicër
Transportohen tetë tonë mbeturina kimike laboratorike për në Zvicër
Transportohen tetë tonë mbeturina kimike laboratorike për në Zvicër

Publikuar: 12.10.2011 | 18:35
Lexuar: 626 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime