Për Maqedoninë këtë vit janë paraparë 98.028.286 euro nga IPA, në vitin 2012 - 101.882.881 euro, ndërsa në vitin 2013 - 117.212.269 euro.
Maqedonia në periudhën 2012-2013 do të mund të shfrytëzojë 317.123.436 euro në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese të BE-së (IPA), projeksionin e të cilit sot e aprovoi Komisioni Evropian.
Për Maqedoninë këtë vit janë paraparë 98.028.286 euro nga IPA, në vitin 2012 - 101.882.881 euro, ndërsa në vitin 2013 - 117.212.269 euro.
Nga mjetet e përgjithshme të parapara për periudhën 2010-2013, për kompenentën e parë nga IPA - Ndihmë transite dhe zhvillim institucional janë paraparë 83.953.779 euro, për komponentën e dytë - Bashkëpunim tejkufitar 15.401.290 euro, për të tretën - Zhvillim rajonal janë planifikuar 132.138.532, për kompenentën e katër - Zhvillim të resurseve njerëzore 30.380.000 dhe për të pestën - Zhvillim rural 55.249.815 euro.
Qëllimi i Instrumentit IPA që filloi të zbatohet nga viti 2007 është që të vendoset në një kornizë të vetme ndihma e përgjithshme parainkuadruese për vendet kandidate për anëtarësim në BE. Mjetet nga IPA parovohen në bazë të projekteve të dorëzuara në pesë komponentat, ndërsa shfrytëzues potencial janë institucionet shtetërore, komunat, universitetet, kompanitë, bujqit..