Sipas organizatorit në këtë turnir ndërkombëtar të karatesë do të valon edhe flamuri kombëtar, që nën kupton edhe pjesëmarrjen e karateistëve shqiptar
Me 8 tetor , organizon turnirin European Open Championship 2011 në Rottendorf
Shqiptari nga Gostivari Bekim Nuhija, përndryshe mjeshtër karatesë i cili jeton dhe vepron në qytetin Vurzburg të Gjermanisë, me datën 8 tetor, organizon një turnir të madh të karatesë me moton European Open Champioship 2011, ku prite të marrin pjesë karateist nga disa vende evropiane. Është kjo hera e tretë që organizojmë një turnir që ka karakter më të përmasa më të gjëra të këtij ka Keichu-Do Karate

Bekim Nuhija i cili posedon Brezin e Zi IV DAN për peshat e rënda në Gjermani posedon edhe klubin e vetë të sporteve luftarake Keichu - Do Karate dhe në te rregullisht stërvitin afro 120 nxënës të nacionaliteteve të ndryshme të cilët jetojnë në Rottendorf në afërsi të Vurzburgut. Të shtunën Rottendorf do të jetë festë e madhe sportive , në këtë turnir prite të marrin pjesë numër nga disa vende. Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë shpërblime adekuate i tha gazetës Fakti organizatori Bekim Nuhija . Ai gjithashtu ka falënderuar praninë e gazetës Fakti në këtë eveniment të madh sportiv ku do të valon edhe flamuri kombëtar shqiptar.
Ndryshe dy ditë para fillimit të turnirit në palestrën e sporteve En Halle në Rottendorf janë duke u bërë të gjitha para përgatitjet fundit , ndërsa të enjten në mbrëmje Bekim Nuihija ka mbajtur stërvitjen e tij të fundit me ekipin e tij që do të prezantohet në turnirin ndërkombëtar dhe pikërisht nga kjo stërvitje ku asistoi edhe gazetari Faktit, morëm prononcime nga disa anëtar të këtij klubi. Besir Nuhija është nga Reçani i Gostivarit, ai me moshë është më i vjetër por është anëtar i rregullt në ekipin Keichu-Do Karate Thënë drejtë unë me këtë sport kam filluar shumë vonë , por meqë kam filluar tani jam shumë i interesuar që të arrij diçka. Sporti është ambasadori më mirë i një vendi. Do të mundohem edhe unë të arrijë diçka në këtë turnir tha ai..
Ndër garueset më të njohura në klubin Keichu-Do Karate pa dyshim s e janë motrat Simbile Shkëlqime Nuhija nga të cilat edhe prite sukses shumë i madh në këtë turne Do të prezantojmë denjësisht karatenë shqiptare në këtë turnir ndërkombëtar. Do të dëshmojmë se karateja është pos sportit edhe art, ndërsa arti është pasioni ynë thanë ato.
Në klubin e mjeshtrit Bekim Nuhija ka mbi 120 anëtar të nacionaliteteve të ndryshme por edhe të moshave të ndryshme cilët rregullisht ndjekin stërvitjet . Mihaela Lorena është 50 vjeçare por njëra ndër më të rregullta në stërvitje At që nuk mundja të arrijë në rinin time për shkak të kushteve, mundohem të arrijë tani kur kam mundësi tha ajo.
Së bashku me mjeshtrin e karatesë Bekim Nuhija në klub tani më pesë vite me radhë asistent i trajnerit është një mjeshtër i Kikë Boksit, Volker Hotn Të punosh me Bekimin është një kënaqësi e veçantë. Deri kur do të punojmë bashkë do të thoja deri në 100 vitet e ardhshme, ai është mjeshtër i vërtet i cili dinë ti mëson fëmijët që të duan këtë sport tha ai.
Në fund duhet të përkujtojmë se këtë turnir e përkrahin disa nga institucione të këtij qyteti, ndërsa pjesëmarrjen e gazetarit të Faktit e ka ndihmuar kompani transportuese HABIB TURS e Gostivarit