E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) paralajmëroi për optimizëm të tepruar lidhur me përforcimin e ekonomisë botërore, duke treguar se në prioritetet e saja kyçe bie mbështetja e bankave të dobësuara në Evropën Lindore.
BERZH: Ekziston optimizėm tej mase pėr dalje nga recesioni









Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) paralajmëroi për optimizëm të tepruar lidhur me përforcimin e ekonomisë botërore, duke treguar se në prioritetet e saja kyçe bie mbështetja e bankave të dobësuara në Evropën Lindore.

Kryetari i BERZH-it, Tomas Mirov, mendon se duhet të përmbahemi nga optimizmi i tepruar dhe paralajmëroi se pasojat sociale nga kriza ekonomike do të vijnë me vonesë dhe se pa dyshim do të jenë të rënda.

Mirov shtoi se rikuperimi ekonomik do të mund të minohet me problemet me pagesën e borxheve, duke paralajmëruar se vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore këtë vit do të regjistrojnë recesion dhe pothuajse të gjitha ekonomitë nga ky rajon do të shënojnë rënie të ekonomive prej 4 deri madje 15 për qind.

"Ekonomitë nga ky rajon do të kenë recesione të thella", deklaroi ai, duke treguar se këtë vit rajoni "ngadalë do të prekë fundin", ndërsa vitin e ardhshëm do të fillojë me jetësimin e ekonomisë.

BERZH-i investon në mënyrë rekorde në bankat dhe në ndërmarrjet e Evropës Lindore, me qëllim që të zbutet shkatërrimi më i madh i ekonomive në atë rajon që nga rënia e komunizmit, prej para dy dekadash, duke theksuar se pengesat për përforcim të shpejtë munden për shembull të jenë, destabiliteti politik, rritja e përnjëhershme e kredive të papaguara dhe bankrotimi i kompanive.

"Pasojat sociale të kësaj krize do të vijnë me vonesë kohore, por pa dyshim se do të jenë të rënda", vlerëson Mirov dhe paralajmëron se përmasa e kredive të papaguara edhe më shumë do të rritet, ndërsa bankrotimet tek kompanitë mund të shkaktojnë 'domino efekt' në suaza të rrjeteve furnizuese dhe atyre për pagesë.

BERZH të hënën paralajmëroi se i tërë rajoni do të pësojë ndikim të dukshëm negativ nëse bankat e mëdha perëndimore tërhiqen në të.

Së bashku me Bankën Botërore dhe Bankën Investuese Evropiane (BIE), BERZH-i në muajin shkurt filloi programin kreditor në vlerë prej 25 miliardë eurove, me qëllim që bankave t'u mundësojë financim të shpejtë.

Qëllimi i programit është të gjendet platforma për aksion të përbashkët, e cila do t'i bindte bankat e mëdha të mbeten në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Mirov vlerëson se kjo është e mundur, por se për atë do të jetë e domosdoshme mbështetja e gjërë.

Gjithashtu, BERZH investon edhe në projektet infrastrukturore në rajon dhe merr pjesë edhe në financimin e gazsjellësit "Nabuko".

Ky institucion financiar, muajin e kaluar parashikoi se bruto prodhimi vendor (BPV) i ekonomive botërore në zhvillim këtë vit do të shënojë rënie për 5,2 për qind. Parashikimi paraprak i janarit, parashihte rritje të BPV-së për 0,1 për qind, pas rritjes së vitit të kaluar prej 4,2 për qind.

BERZH në maj kumtoi se do të investojë 432,4 milionë euro në firmën simotër të bankës italiane "Unikredit" në Evropën e Mesme dhe Lindore, përderisa për marrëveshje të ngjashme po negocion edhe me bankat e tjera të Evropës Perëndimore. Gjithashtu, siguroi edhe kredi për bankat lokale, siç është ajo hungareze OTP dhe shumë të tjera në këtë rajon.

"BERZH mban kontakte të afërta me shumë banka në rajon", tha Mirov dhe shtoi se kjo bankë posedon aksione në mbi 60 institucione financiare dhe ka "marrëdhënie kreditore" me 300 banka. Megjithatë, është e mundur, thotë ai, të jetë e nevojshme mbështetja e gjërë.

Në ekonomitë evropiane në zhvillim duhet të vijë deri te ristrukturimi i kredive konsumuese, si dhe i kredive të ndërmarrjeve, me qëllim që "bankrotimet e ndërmarrjeve, kreditë e papaguara dhe rritja e papunësisë të mbeten nën kontroll", vlerëson BERZH-i.

Ky institucion financiar vlerëson se kreditë e papaguara në Evropën e mesme dhe Lindore paraqesin rrezik i cili e "kërcënon stabilitetin ekonomik" dhe mund të jetë shkak për rënien e mëtutjeshme ekonomike.

Banka Evropiane për Riprëtëritje dhe Zhvillim, me seli në Londër,. është themeluar në vitin 1989, me qëllim që t'u ndihmojë ish-vendeve komuniste nga Evropa e Mesme dhe Lindore dhe nga Ish-Bashkimi Sovjetik në kalimin drejt ekonomisë së tregut dhe sot është e angazhuar në 30 vende të këtij rajoni, deri në Azinë e Mesme.

Publikuar: 27.06.2009 | 04:22
Lexuar: 518 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime