E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Suplementet artificialë të vitaminave, të cilët shoqërojnë vazhdimisht shumë mjekime, mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, zbuloi një studim finlandez.
Tabletat me vitamina shkurtojnė jetėn








Suplementet artificialë të vitaminave, të cilët shoqërojnë vazhdimisht shumë mjekime, mund të jenë shumë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, zbuloi një studim finlandez.

Nga testimi i disa mijëra rasteve, studiuesit kanë arritur të kuptojnë se niveli i vdekshmnërisë në gratë e moshuara që përdorin vitamina është më i lartë se ai tek ato që nuk i përdorin.

Multivitaminat, vitamina B6, magnesiumi, zinku dhe medikamentet me përmbajtje hekuri duket se ndikojnë të gjithë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë. Për më tepër, antarët e studimit pretendojnë se përdorimi i tyre sjell vetëm efekte negative dhe asnjë pozitiv.

”Nga testimet e shumta të kryera, është e vështirë të kuptohet se si përfiton organizmi nga përdorimi i suplementeve të tilla”, tha një prej autorëve të studimit. “Për ne, përdorimi kaq i gjerë i vitaminave është befasues dhe i pakuptueshëm”.

Shumë njerëz pas moshës 50-60 vjeç përdorin suplemente të tilla edhe pa këshillën e mjekut, ndërsa ato jepen pa recetë nëpër farmacitë në botë. Besohet gjerësisht se vitaminat artificiale kanë një impakt pozitiv mbi shëndetin, duke përmirësuar cilësinë e jetës.

”Nuk është kështu”, theksojnë studiuesit finlandezë. “Trupin nuk e gjen asnjë e mirë nga përdorimi i tyre, atëherë kur nuk është i nevojshme. Vitaminat duhet të merren vetëm në rastin e çrregullimeve të rënda, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar vitaminat natyrale nga ushqimet që konsumon”, përfundoi eksperti.

Publikuar: 13.10.2011 | 09:22
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime