Brenda pak muajve, koreografi Benjamin Millepied u bë i famshëm në të gjithë botën. U bë imazh i Yves Saint Laurent dhe mbi të gjitha u bë baba nga lidhja e tij me aktoren Natali Portman: "Falë saj, jeta ime është e mrekullueshme.
Benjamin Millepied, me një të mbytur nga emocioni, ngre sytë nga fleta mbi të cilën ka shkruar fjalimin e tij të falënderimit. Në sallën private të hotelit elegant parisien Royal Monceau, ku sapo është nderuar me medalje për punën e tij si koreograf, kthehet papritur nga shoqja e tij, duke i bërë një deklaratë dashurie: Natali, ti dhe djali ynë Aleph më keni bërë shumë të lumtur, duke më çuar lehtësisht drejt rrugës së suksesit. Me një fustan të mëndafshtë që i tregon një trup perfekt, pa asnjë shenjë nga shtatzënia e pak muajve më parë, Natalie Portman, 30 vjeçe, i kap fytyrën me duar dhe me sytë e mbushur me lot i dhuron një puthje mes syve të familjarëve dhe miqve.
Në moshën 32-vjeçare Benjamin, autor i koreografive në filmin Black Swan për të cilin Natali Portman u vlerësua me Oskar si aktorja më e mirë protagoniste, është shndërruar edhe në një yll të botës së modës. Prova? Shtëpia e modës Yves Saint Laurent e ka zgjedhur si imazhin e parfumit të tij të ri për meshkuj Homme Libre. Për të 2011-a është një vit i jashtëzakonshëm: dashuria, fëmija dhe suksesi. Është e vërtetë. Mendoj se është fillimi i një faze të re dhe eksituese e jetës sime. Pas shumë vjetëve në botën e kërcimit, kinemaja më zbuloi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha kaq shumë sukses me Black Swan. Kam qenë shumë me fat. Benjamin tregon sa shumë e falënderon fatin dhe Zotin për këto mundësi që i janë dhënë në jetë.
U gjenda në momentin e duhur, ndërsa Darren Aronofsky, regjisori i filmit, kërkonte një bashkëpunëtor në Nju Jork. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që shpresoj tu hapë portat e kinemasë edhe balerinëve të tjerë. Kërcimi ka nevojë për shkëmbim me format e tjera të artit. Mes tyre padyshim që mund të futet edhe moda. Në fakt është pak e çuditshme që Yves Saint Laurent zgjodhi një balerin klasik për të qenë imazhi i tij. Zakonisht në këto raste i drejtohet një aktori apo një modeli të famshëm. Nuk e di përse më zgjodhën mua. Ndoshta për shkak të rrugëtimit që kam bërë në jetë. Jam i ri, por kam një karrierë të gjatë mbi shpinë.
Kam pasur një pasion shumë të hershëm për vallëzimin dhe një nënë që besoi tek unë dhe te talenti im. Mamaja më ka thënë gjithmonë që asgjë nuk është e pamundur. Për të problemet nuk ekzistojnë: ekzistojnë vetëm zgjidhjet. Falë saj u rrita pa pasur frikë dhe me lirinë se mund të fluturoja shumë lart. Në të vërtetë Benjamin është larguar nga shtëpia për të qenë i pavarur që në moshën 13-vjeçare. Studioja kërcim në Lion dhe jetoja në një pension. Në moshën 16-vjeçare u gjenda i vetëm në Nju Jork. Për një djalosh të asaj moshe, Nju Jorku ishte një qytet plot premtime dhe pritshmëri. Shumë prej atyre ëndrrave dhe premtimeve janë realizuar. Tani edhe moda e vuri re praninë e tij.
Më intereson bota e modës, por në lidhje me punën si koreograf. Sigurisht nuk jam një fashion victim, por më pëlqen të ndjek stilistët që propozojnë modele të afta për tu përshtatur me lëvizjet e balerinëve. Në jetën e përditshme më pëlqejnë veshjet e thjeshta dhe moderne, që janë elegante dhe të rehatshme. Megjithatë ai tregon se për të shkuar në punë vesh gjithmonë rrobat e para që i dalin sapo hap dollapin. Nuk kalon shumë kohë para pasqyrës dhe mendon se një burrë duket më joshës kur nuk i kushton shumë kujdes asaj që vesh. Benjamin ka ndërmend që të mos largohet më prej kinemasë, edhe pse premton se do të punojë gjithmonë pas telekamerave. I pëlqen të hidhet nga një formë arti te një tjetër, edhe pse kërcimi mbetet pika e tij e referimit.
Një tjetër pasion është edhe ai për të shkruarin. Kam diçka ndër mend që do e zbuloj së shpejti, tregon. Djali i tij nga martesa me Portman quhet Aleph, një emër që e ka origjinën nga alfabeti hebre. Aleph është rezultat i një kërkimi të gjatë familjar. Donim një emër origjinal, por të thjeshtë për tu thënë. Ky ishte propozimi i Natalisë. Pak më vonë e lexova në një libër dhe mu duk një zgjedhje shumë natyrale. Por lind pyetja se si ka kohë tani që ka një familje për angazhimet e shumta? Natali dhe unë nuk duam që puna të na ndajë e të na largojë nga djali ynë.
Për momentin zhvendosemi të gjithë bashkë. Të paktën deri kur Aleph të shkojë në shkollë. Atëherë do të jetë më e vështirë. Por ngelet ende kohë për tu organizuar. Ai tregon se i flet të birit vetëm në frëngjisht, dhe pavarësisht periudhës së gjatë të kaluar në SHBA nuk është amerikanizuar. Për më tepër, si një francez i mirë, i pëlqen të ushqehet mirë. Ushqimi është një tundim, të cilit nuk di ti rezistoj. I vlerësoj të gjitha produktet cilësore dhe të gatuara në mënyrë të shëndetshme dhe të thjeshtë. Mundohem të ha në mënyrë biologjike.
Kështu është edhe për Natalinë. Ajo nga vegane është kthyer në vegjetarianë dhe ashtu si unë i vlerëson shumë pjatat e përgatitura mirë. Kur nuk punon, Benjamin tregon se shkon në zbulim të natyrës. Aty ku ka vende të egra dhe të virgjëra që të lënë pa frymë. Fama e Natalisë nuk e shqetëson aspak, madje edhe kur e thërrasin ndonjëherë zoti Natalie Portman nuk i bën përshtypje. Natali është e famshme që kur ka qenë fëmijë. Ajo di ta administrojë suksesin me shumë modesti dhe natyrshmëri. Ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë. Një arsye e fortë për ta dashur deri në çmenduri.