Fillimi me makinat Kart, ku i vetmi me të cilin konkurronte ishte Hamilton. Tri janë karakteristikat e tij: dinte të drejtonte mirë makinën, ishte i shpejtë nga natyra dhe miqësor me të gjithë. Thoshte gjithmonë faleminderit... Historia e Vettel, 24-vjeçarit që ka në dorë të ardhmen e F1.
Historia e F1 ia atribuon zbulimin e Vettel-it, Helmut Marko-s, ish-pilotit austriak, mik i ngushtë i Dieter Mateschitz, biznesmenit dhe bashkëpronarit të Red Bull energy drink. Ishte viti 2004 kur vendosi të vinte bast për atë djalosh me të cilin qeshte gjithmonë. Në fakt, ai djalosh kishte qenë i pari në të gjitha kategoritë ku kishte qenë pjesëmarrës (në Kart i vetmi me të cilin hahej gjithmonë ishte piloti Lewis Hamilton, dhe pikërisht në atë vit kishte fituar 18 nga 20 gara ku kishte marrë pjesë.
Talent scout
I pari që e zbuloi talentin e Sebastianit ishte njëfarë Gerhard Noack, që si zanat kishte zbulim e talenteve të reja. I merrte fëmijët rreth moshës shtatë apo 8 vjeç, i hipte në një makinë Kart, i linte të vinin vërdallë për gjysmë ore dhe pastaj u thoshte prindërve nëse kishin të ardhme apo jo. Në atë kohë ishte shumë i falshëm se pse kishte qenë ai që kishte dhënë i pari ok për Michael Schumaker-in. Sipas legjendës, Sebastian që ishte duke marrë pjesë në një garë për fëmijë vazhdoi të garonte me goma të thata edhe pse kishte filluar një shi i madh. Ishte vetëm tetë vjeç. Seb ishte i jashtëzakonshëm për tri arsye: sepse dinte ti jepte mirë makinës, ishte i shpejtë nga natyra dhe ishte shumë miqësor. Thoshte gjithmonë, faleminderit dhe buzëqeshte, tregon ai. Ishte shumë simpatik, ashtu siç vazhdon të jetë edhe sot. Është një gjerman me sens britanik humori, thonë miqtë e tij.
Mjeshtri
Kur hipi në makinë për herë të parë bëri diçka që ne e gjykuam si të çuditshme. Bëri një gabim të vogël, dhe në vend që të shtirej sikur nuk kishte ndodhur asgjë, apo tia hidhte fajin makinës kërkoi falje përmes radios. Duket një detaj i parëndësishëm, por në gjithë këto vite karrierë nuk ishte parë kurrë diçka të tillë, tregon Giorgio Ascanelli, truri dhe zemra e Toro Rosso-s skuderi me të cilën Vettel ka punuar. Sipas Ascellit, ishte shenjë e marrëdhënies që piloti kishte me makinën dhe skuadrën. Një fluks informacionesh konstante dhe transparente që e lejon skuadrën të operojë në eficensë të plotë. Që bëhej fjalë për një kampion e kuptova disa gara më pas kur shkatërroi makinën kundër asaj të Wenbber-it (ishte një Red Bull) duke i shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik, Mateschtiz. Po kërkonte limitin e tij. Limit që e gjeti në Valenca në vitin 2008, shumë më para se të fitonte në Monza. Në provat e të premtes pilotoi me goma të përdorura dhe shumë benzinë. Bëri disa xhiro të jashtëzakonshme dhe nuk e kuptoi. Kur hëngrëm darkë, në dorë mbaja kohët që kishte shënuar në garë. I thashë: studioi dhe përpiqu të gjesh se çfarë ke bërë të jashtëzakonshme në ato dy xhiro, nëse do e kuptosh do bëhesh kampion. Mendoj se atë natë nuk fjeti dhe në mëngjes më tha: e kuptova. Dhe filloi të ecte si një rrufe. Për fitoren e Monzas, që e bëri pilotin më të ri të të gjitha kohërave që fitonte një botëror, të gjithë mund të thonë: Binte shi dhe Seb në kohën me shi është numri një. Është inteligjent, ka një fizik të veçantë e pak muskuj, është gjithmonë shumë i kthjellët dhe i përqendruar te gara. Ka një ndjeshmëri supernatyrale për gomat dhe frenon ashtu siç bënin të mëdhenjtë e këtij sporti, Pique, Senna, Schumacher. Me pak fjalë, gjithë tiparet e një kampioni.
Miti
Kampionët njihen mes tyre. Ndonjëherë tërhiqen, shpesh urrehen dhe më rrallë akoma duhen. Por më shumë sesa një marrëdhënie e thjeshtë, mund të flasim për raportin që ka me Michael Schumaker, prej kohësh sponsor dhe dëshmitar i të riut Sebastian. Të dy janë njohur në vitin 1995, ditën e garës së famshme me Kart, në kategorinë e fëmijëve. Sot, jemi shumë miq, tregon Schumi. Për këtë, ish-kampioni i botës, është ndoshta subjekti më i mirë për të shpjeguar fenomenin Vettel. Ka shumë talent, por ajo çka e dallon, është aftësia e tij për tu përmirësuar garë pas gare. Pikërisht, kjo e çoi që brenda tre vjetëve radhazi që nga eksperienca me Toro Rosso të fitonte dy botërorë (në 2010 dhe 2011. E veçanta e tij është se sot është e pamundur të matësh mundësinë e tij për tu përmirësuar. Sot është një pilot që di të kalibrojë rrezikun, të shfrytëzojë çdo rast. Është përmirësuar aq shumë, saqë tani që e shoh mendoj se i kam dhënë vërtet këshilla të mira. Raporti mes të dyve ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Tani ka kohë që nuk i jap më këshilla. Takohemi shpesh, bisedojmë dhe ndonjëherë mësoj unë nga ai.
Rivali
Mësimi duket se është fjala kyç e historisë së Vettel-it.
Ka dy sezone që drejton makinën më të mirë, edhe pse vitin e kaluar fitoi për një fije. Por në 2011-ën nuk ndodhi kështu. U përmirësua në pikat kritike, ishte më saktë, më i logjikshëm në zgjedhje dhe më i qëndrueshëm. Në kthesë është jashtëzakonisht i shpejtë, thotë Stefano Domenicali, i skuadrës Ferrari.
Do të përmirësohet akoma. Më është dukur menjëherë një talent i jashtëzakonshëm. Më e bukura është se pavarësisht dy titujve të fituar, qëndron ideja se mund të vazhdojë të mësojë akoma. Forca e tij qëndron në faktin se nuk joshet nga sukseset dhe qëndron me këmbë në tokë. Përshtypja ime është se kemi akoma shumë për të parë nga ai, thotë Ecclestone. Berni Ecclestone dhe Flavio Briatore ndajnë të dy të njëjtin mendim. Ish menaxheri i Renosë e konsideroi të mbyllur botërorin e 2011-s pa filluar gara e parë e sezonit në Melburn. Pas disa xhirove të bëra nga Vettel gjithçka flitej qartë. Të tjerët duhet të mendonin për vitin 2012. E kuptova që Sebastian kishte arritur të krijonte atë simbiozë me makinën e vet që është tipike e kampionëve dhe kur kjo krijohet bëhet një armë bërthamore. Kapacitet që e afron shumë Vettel-in me Fernando Alonson, ai që sipas shumë zërave do të jetë rivali i tij edhe për pesë vitet e ardhshme, është se të dy vazhdojnë të garojnë në skuderi të ndryshme dhe që të dy do të jenë pjesë e Ferrarit. Është ëndrra e çdo piloti, thotë gjithmonë Vettel. Shakaja është gjysma e të vërtetës nuk thonë kot.