E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria mbrëmë e dorëzoi Propozim-ligjin deri te deputetët pas seancës së mbajtur në të cilën është debatuar për regjistrimin dhe e konfirmoi tekstin e ligjit.
Deputetėt do tė debatojnė pėr ndėrprerjen e regjistrimit





Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në orën 13 duhet ta fillojë seancën e dymbëdhjetë me pikë të vetme të rendit të ditës Propozim-ligji për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011, sipas procedurës së shkurtuar.

Qeveria mbrëmë e dorëzoi Propozim-ligjin deri te deputetët pas seancës së mbajtur në të cilën është debatuar për regjistrimin dhe e konfirmoi tekstin e ligjit.

Me ligjin, propozues i së cilit është Qeveria e Republikës së Maqedonisë, propozohet ndërprerje e vlefshmërisë së Ligjit për regjistrim, me çka dhe zyrtarisht regjistrimi është ndërprerë. Nuk ka informacion nëse dhe kur sërish do të mbahet regjistrimi në vend.

Sipas nenit 3 nga Ligji i propozuar, materiali për regjistrim i grumbulluar gjatë kohës së zbatimit të regjistrimit Enti shtetëror për statistikë do ta shkatërrojë në pajtim me rregullat për informacione të klasifikuara, ndërsa shpenzimet e bëra në lidhje me zbatimin në fuqi të Ligjit për regjistrim do të paguhen nga Enti shtetëror për statistikë, i cili, megjithatë, në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji duhet të parashtrojë raport deri te Qeveria.

Në vlerësimin e gjendjeve dhe arsyeve për sjelljen e këtij ligji, Qeveria thekson se duke pasur parasysh se me fillimin e zbatimit të Ligjit për regjistrim janë paraqitur mospërputhje dhe paqartësi në zbatimin e dispozitave nga ligji si rezultat i periudhës së pamjaftueshme kohore për përgatitje dhe trajnim i pjesëmarrësve në zbatimin e regjistrimit në vend, ndërsa veçanërisht instruktorëve rajonal dhe regjistruesve. Qeveria përkujton në afatet, dhe në tërë zbatimin kualitativ të regjistrimit të planifikuar duke e sqaruar nevojën e sjelljes së Ligjit për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për regjistrim.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave filloi më 1 tetor, ndërsa është ndërprerë pasi anëtarët e Komisionit shtetëror për regjistrim dhanë dorëheqje për shkak të zbatimit jokonsekuent të Ligjit për regjistrim.

Regjistrimi në Maqedoni duhej të mbahej prej 1 tetor deri më 15 prill të këtij viti, por është anuluar për shkak të zgjedhjeve dhe është ricaktuar për terminin prej 1 deri më 15 tetor.

Publikuar: 13.10.2011 | 10:20
Lexuar: 284 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime