E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje nxënësve të cilët në paraqitjen e parë kanë konkuruar për regjistrim në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup "Dr. Pançe Karagjozov" për mësim në gjuhën shqipe t'i tërheqin dokumentet dhe sërish t'i dorëzojnë në paraqitjen e dytë më 29 dhe 30 qershor.
Nxėnėsit pėr mėsim nė gjuhėn shqipe sėrish tė konkurojnė mė 29 dhe 30 qershor









MASH: Të paraqiturit për në shkollën e mesme "Dr. Pançe Karagjozov" për mësim në gjuhën shqipe sërish të konkurojnë më 29 dhe 30 qershor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje nxënësve të cilët në paraqitjen e parë kanë konkuruar për regjistrim në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup "Dr. Pançe Karagjozov" për mësim në gjuhën shqipe t'i tërheqin dokumentet dhe sërish t'i dorëzojnë në paraqitjen e dytë më 29 dhe 30 qershor.

Bëhet fjalë për rreth 400 nxënës të cilët kanë konkuruar për 170 vende të lira. Për shkak protestës të prindërve të tyre, ata nuk kanë hyrë në testimin kualifikues më 24 qershor, i cili është caktuar me Konkursin nëse paraqiten numër më i madh i nxënësve me pika të barabarta.

"Ka vende të lira për 170 nxënës për mësim në gjuhën shqipe. Apeloj deri tek prindërit t'i tërheqin dokumentet. Ata janë të atyre të cilët nuk u paraqitën në testim për kontrollin e njohurive dhe të konkurojnë sërish nëse duan t'i regjistrojnë fëmijët në këtë shkollë", deklaroi Lupço Spasovski, udhëheqës i Sektorit për arsim fillor dhe të mesëm.

Ai theksoi se në të kundërt do të llogaritet se nuk janë paraqitur për paraqitjen e dytë dhe fëmijët e tjerë të cilët i plotësojnë kushtet do të kenë gjasa për pranim.

Testimi klasifikues në paraqitjen e dytë është caktuar më 3 korrik, nëse sërish paraqiten një numër më i madh i nxënësve nga vendet e parapara. Spasovski mendon se nuk do të ketë nevojë për sigurim në rast se prindërit sërish e bojkotojnë kontrollin e diturive të fëmijëve të tyre. "Por nëse shkolla mendon se ka nevojë për sigurim, atëherë ne do të japim mbështetje dhe do të bëjmë të rrjedhë sipas rendit më të mirë", tha ai.

Spasovski njoftoi se testimi kualifikues në dy shkollat tjera, në Prilep dhe në Strumicë, ka kaluar pa kurrfarë problemesh.

Në paraqitjen e parë më 17 dhe 18 qershor interesimi më i madh ishte për në gjimnaz, ndërsa më i vogël për shkollat e mesme profesionale. Në shkollat e mesme të Shkupit mbetën 2.650 vende të lira.

Publikuar: 27.06.2009 | 04:30
Lexuar: 848 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
diellza (26/09/2010 17:50:03) shum mir jeni tu vepru veq vazhdoni

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime