E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në vend të kësaj, shumë me më pak dhimbje, më reale dhe demokratike do të ishte që shteteve e tejdebituara t'u mundësohet të shpallin bankrot dhe euroja gradualisht dhe në mënyrë të organizuar të çmontohet", potencon Lamont.
Lamont: Shpėtimi i euros ėshtė skema mė e madhe piramidale e tė gjitha kohėrave






Ish minsitri britanik i Financave, Norman Lamont, në gazetën londineze Dejli mejl publikoi një tekst autorial në të cilin angazhohet për bankrot të shteteve të tejdebituara të eurozonës, si zgjidhje më pak e dhimbshme, përderisa planin për shpëtim të euros, që përfshin hua të drejtpërdrejta ng BQE-ja, e quan "skemë të madhe piramidale".

Lamont përkujton në krijimin e eurozonës dhe thekson se asnjëherë nuk ka besuar në suksesin e unionit monetar sepse konsideron se për atë nevojitet një sistem federal i tatimimit dhe i shpenzimeve - përkatësisht regjim i njëjtë fiskal për të gjitha shtetet.

"Tani liderët e shteteve të cilat e mbështesin atë projekt, u gjendën ngushtë sepse e dinë se parlamentet në vendet e veta asnjëherë nuk do të miratojnë shuma të mëdha, të nevojshme për t'u shpëtuar ai projekt. Për këtë shkak, ministrat e financave bënë plan alternativ, që të anashkalohen parlamentet, me qët që pjesën më të madhe të shumës së nevojshme do ta sigurojë BQE-ja", thekson Lamont.

"Kjo është ajo më e tmerrshmja", potencon ai. Kush do ta shpëtojë BQE-në nëse futet në telashe dhe bëhet josolvente? Përgjigja është - të njëjtat ato anëtare të tejdebituara, të cilat ajo me kreditë e tyre duhet t'i shpëtojë dhe të cilat u obliguan që ta shpëtojnë njëra-tjetrën. E tërë kjo përkujton në një skemë gjigante piramidale - aranzhman spektakular në të cilin kamatat e larta financohen me detyrime të reja, gjithnjë derisa i tërë konstruksioni nuk rrënohet", thekson ai.

"Në vend të kësaj, shumë me më pak dhimbje, më reale dhe demokratike do të ishte që shteteve e tejdebituara t'u mundësohet të shpallin bankrot dhe euroja gradualisht dhe në mënyrë të organizuar të çmontohet", potencon Lamont.

Norman Lamont ishte ministër i Financave (1990-1993) dhe së bashku me kryeminisrtrine atëhershëm britanik, Xhon Mejxhër vepruan që Britania të mbetet jashtë eurozonës.

Publikuar: 13.10.2011 | 12:49
Lexuar: 471 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime