E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria nuk pret që në pjesën e fundit të vitit të kemi shkallë negative të rritjes ekonomike. Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Zoran Stavreski, më e keqja nga kriza ekonomike është tejkaluar, ndërsa tani me rëndësi është mbijetesa e kompanive vendore në treg.
Qeveria, mė e keqja nga kriza ekonomike kaloi











Qeveria nuk pret që në pjesën e fundit të vitit të kemi shkallë negative të rritjes ekonomike. Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Zoran Stavreski, më e keqja nga kriza ekonomike është tejkaluar, ndërsa tani me rëndësi është mbijetesa e kompanive vendore në treg.

“Ulja e aktivitetit ekonomik në Maqedoni nuk duhet të befason askënd. Kjo është normale dhe e pritur kur në botë kemi krizën më të madhe ekonomike gjatë 100 viteve të fundit. Megjithatë pozitive është që rënia ekonomike, nuk është e lartë dhe mund të them se situatën më të vështirë e kemi tejkaluar”, theksoi zëvendëskryeministri Zoran Stavreski.

Sipas Stavreskit, çelësi për rimëkëmbjen e ekonomisë vendore është përforcimi i ekonomisë të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.
“Askush nuk është i lumtur që aktivitetet ekonomike janë në zonën negative, por realiteti në botë tregon se ekonomia e Maqedonisë si ekonomi e hapur përjeton pasoja nga kriza. Për zhvillim nevojitet kthimi i rritjes ekonomike në SHBA dhe BE”, shtoi Zoran Stavreski.

Sipas statistikave të shteteve më të zhvilluara evropiane, recesioni është në fund, ndërsa Stavreski u shpreh se nëse është e nevojshme Maqedonia do të nënshkruaj marrëveshje me FMN-në.
Nevzat Mamuti

Publikuar: 26.06.2009 | 15:33
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime