Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta tha se Maqedonia është lider për përvoja të mira në rajon dhe se deri më tani një numër i madh i komunave në Maqedoni kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal.
T'u jepet mundësi përfaqësuesve nga pushteti qendror dhe lokal nga rajoni për t'i ndarë përvojat dhe për të diskutuar për rolin e bashkëpunimit ndërkomunal në proceset e integrimit të BE-së, absorbimin e fondeve të BE-së dhe krijim e mbështetjes së qëndrueshme për njësitë e vetëqeverisjes lokale, është qëllimi kryesor i forumit të parë rajonal për bashkëpunim ndërkomunal "Së bashku deri në shërbime më të mira për qytetarët".
Organizatorë të forumit janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP në Shkup.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta tha se Maqedonia është lider për përvoja të mira në rajon dhe se deri më tani një numër i madh i komunave në Maqedoni kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal.
"Komunat në Maqedoni dhe përfaqësuesit e tyre i shfrytëzojnë përvojat dhe rezultatet e bashkëpunimit ndërkomunal. Ata mun d të bashkëpunojnë, t'i shoqërojnë mjetet financiare për realizimin e projekteve të përbashkëta në dobi të qytetarëve", tha Bejta.
Sipas tij, shembull për bashkëpunim ndërkomunal janë Novo Sello, Bosillovo dhe Vasilevo të cilat disa vite së bashku punojnë në sferat e urbanizmit, punës inspektoriale dhe mbrojtjes sociale.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Diadra Bojd informon se UNDP-ja, në lidhje të partneritetit me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Qeverinë e Norvegjisë në vitin 2006 kanë filluar pilot-projekt për bashkëpunim ndërkomunal.
Ajo theksoi se nga ky projekt kanë dal përfitime të mëdha, si realizim më i mirë i të ardhurave publike në komunat, rrugë të asfaltuara, sisteme më të mira për ujërat e zeza dhe kanalizim, trajnim për mësimdhënësit për punën me fëmijët me nevoja të veçanta...
Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Kjetil Polsen theksoi se bashkëpunimi ndërkomunal është nga rëndësia e madhe, por se është e nevojshme bashkëpunim me përvojë, midis komunave, por edhe midis pushtetit qendror dhe lokal. Tregoi se bashkëpunimi ndërkomunal mund në mënyrë shtesë të zhvillohet dhe të bëhet edhe më efektive, duke shtuar se nuk është përfunduar procesi dhe se duhet të vazhdojë për shkak se problemet duhet të zgjidhen dhe të hapen mundësi të reja përmes bashkëpunimit lokal.
"Përvoja jonë norvegjeze është se komunat duhet të bashkëpunojnë edhe nga arsyet politike. Nëse ky nuk është rast, atëherë ata humbin të drejtë që të identifikohen si persona juridik dhe politik në sistemin tonë", tha Polsen.