E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Seanca parlamentare në të cilën do të shqyrtohet Raporti është caktuar për 17 tetor
Veljanoski i kėnaqur nga vlerėsimet e KE-sė pėr punėn e Kuvendit


Jam i kënaqur nga pjesa e Raportit të KE-së për përparim për Maqedoninë sa i përket Kuvendit, dhe i cili paraqet reflektim të punës së përbashkët të të gjithë deputetëve kolegë, edhe të shumicës edhe të opozitës, deklaroi sot kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski pas takimit me drejtoreshën për Maqedoninë në Drejtorinë për zgjerim të BE-së, Aleksandra Kas Granje.

"Ky është raporti i tretë, në të cilin Komisioni Evropian jep rekomandim që Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në. KE-ja për herë të tretë konfirmon ekzistim të standardeve evropiane të cilat gradualisht bëhen përditshmëria jonë dhe ndërtohen në sistemin tonë juridik. Prandaj, me të drejtë pres tani dhe këshilli i BE-së t'i respektojë këto principe dhe Republika e Maqedonisë të merr datë, dhe përfundimisht konteksti bilateral me fqinjin tonë jugor, të ndalojë që të jetë arsye për të gjitha bllokimet tona. E tërë kjo për të mirën e dhe të rajonit edhe të perspektivave evropiane, ndërsa edhe për të mirën e Bashkimit Evropian", deklaroi Veljanoski.

Seanca parlamentare në të cilën do të shqyrtohet Raporti është caktuar për 17 tetor

Publikuar: 13.10.2011 | 15:23
Lexuar: 285 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime