Pronarët e mullinjve pranuan që ta blejnë grurin për 10-12 denarë për kilogram. Përveç çmimit të blerjes, në takimin e sotëm me ministrin e Bujqësisë, Aco Spasenovski pronarët e mullinjve dhe bujqit u morën vesh për rruajtjen e tepricës së grurit, në siloset e depos së Prilepit edhe atë me çmim prej 50 denarë për ton.
Pronarët e mullinjve pranuan që ta blejnë grurin për 10-12 denarë për kilogram. Përveç çmimit të blerjes, në takimin e sotëm me ministrin e Bujqësisë, Aco Spasenovski pronarët e mullinjve dhe bujqit u morën vesh për rruajtjen e tepricës së grurit, në siloset e depos së Prilepit edhe atë me çmim prej 50 denarë për ton.
Bujqit thonë se janë të kënaqur me marrëveshjen e arritur. Për çmimin e elbit do të merren vesh së shpejti, pas së cilës do të vendosin se a do t'i ndërpresin protestat.
Nuk kemi çmim për elbin, por për grurin arritëm marrëveshje prej 12 denarë, me të cilin jemi të kënaqur. Për elbin nuk ka çmim, dhe nga ajo do të varet se a do të vazhdojmë më tej me bllokadat. Do të kthehemi në bazën tonë te bujqit, do të negociojmë dhe pastaj do të vendosim se a do t'i ndërpresim protestat, tha Marjan Gulev nga Shoqata e bujqve në Veles.
Nëse është ai çmim, ne jemi të kënaqur, ndërsa nëse dikush do ta ruaj në magaze grurë në Prilep, le të ruaj. Nëse zbatohet premtimi, mendoj se bujqit do të jenë të kënaqur, shpreson Dragan Mitkovski nga Prilepi.
Pronarët e mullinjve thonë se kanë arritur çmim që është konkurrues me grurin që sillet nga jashtë.
Ne nuk u morëm vesh për një çmim fiks, sepse secila kompani ka politikën e saj të blerjes dhe përpunimit, por çmimi duhet të jetë prej 10-12 denarë, u shpreh Nikolço Georgiev nga Makmlin.
Nga ministria thonë se nuk guxojnë të ndalojnë importin e grurit nga vendet e jashtme, por paralajmërojnë për rritjen e kontrolleve të importit të grurit.
Maqedonia në përputhje me marrëveshjen me CEFTA-n dhe OTB-në, nuk guxon të ndalon importin, por mund ta kontrollon atë për shkak të plotësimit të standardeve të sigurisë, thotë Ace Spasenovski, ministër i Bujqësisë.
Këtë vit ministria kuotat për import do ti japë më vonë, me të cilën do të mbrohen bujqit vendor.
Verica Mileva