E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini duke theksuar kontributin e kompanive shqiptare, theksoi se dikasteri të cilin ai e drejton, shumë shpejt do të del me masa të reja për stimulimin e rritjes së prodhimit të kompanive të vogla të dedikuara për eksport.
Biznesi shqiptar nė gjendje tė mjerueshme







Në mesin e 200 kompanive më të mëdha në Maqedoni ndodhen vetëm 7 kompani shqiptare, ndërsa në mesin e 200 kompanive të suksesshme në vend radhiten 10 kompani me pronarë shqiptarë. Kjo do të thotë se 5 për qind të kompanive më të suksesshme në Maqedoni dhe 2,8 për qind të kompanive më të mëdha e në Maqedoni e përbën kapitali i afaristëve shqiptar.

Sipas drejtuesve të këtyre kompanive shqiptare, ky rezultat nuk është i mjaftueshëm por është një hap para duke pasur parasysh se biznesmenët shqiptarë investimet e tyre i fillojnë nga zero.
“Ambienti është ai që është por ne kemi gjetur mënyra që të kemi suksese, përballojmë por besoj se do të bëhet më mirë”, tha Muharem Murtezan, pronar i kompanisë ALMA-M.

“Në kuadër të kësaj liste të kompanive më të mëdhaja dhe më të suksesshme ndodhet edhe një numër i kompanive shqiptare të cilat ndoshta në edicionet tjera nuk kanë qenë prezent por me suksesin e tyre dalëngadalë fillojnë të radhiten në mesin e kompanive më të suksesshme dhe më të mëdha në Maqedoni”, tha Xhemail Dauti, pronar i kompanisë ‘Dauti Komerc’.

Ndërsa ministri i Ekonomisë Valon Saraçini duke theksuar kontributin e kompanive shqiptare, theksoi se dikasteri të cilin ai e drejton, shumë shpejt do të del me masa të reja për stimulimin e rritjes së prodhimit të kompanive të vogla të dedikuara për eksport.

“Ne do t’i mbështesim kompanitë me subvencione prej 5000 eurove, me qëllim që të angazhojnë shtëpi konsultuese të cilat do të punojnë studim i cili do të përkrah dhe do të përmban analizën se si kompanitë mund të plasojnë produktet e tyre në tregjet evropiane”, u shpreh Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Radhitja e 200 kompanive më të suksesshme në Maqedoni u bë sot nga Qendra Evropiane e Biznesit në Maqedoni. Si kriter bazë për të bërë vlerësimin është marrë fitimi të cilin kompanitë e kanë realizuar gjatë vitit 2010. Nevzat Mamuti

Publikuar: 13.10.2011 | 16:13
Lexuar: 1386 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime