Të përmbytur janë 26 provinca në pjesën veriore, verilindore dhe qendrore të shtetit, si dhe rajone në kryeqyetetin Bangkok.
Më shumë se 208 persona e humbën jetën deri tani në përpmbytjet më të mëdha në 100 vitet e fundit në Tajlandë.
Tre milionë njerëz kanë pësuar nga përmbytjet të cilat filluan në korrik, ndërsa më tepër se dy e treta e vendit është nën ujë. Të mbyllura janë qindra fabrika, ndërsa një numër i madh i rrugëve janë të shndërruara në lumenj. Në kompanitë simotra në Tajland, të "Tojotës" japoneze dhe kompanisë kompjuterike amerikane "Uestern digjital", dje gjithashtu u ndërpre prodhimi.
Të përmbytur janë 26 provinca në pjesën veriore, verilindore dhe qendrore të shtetit, si dhe rajone në kryeqyetetin Bangkok.
Numri i viktimave në përmbytjet në deltën e lumit Mekong në Vietnamin Jugor, në tre javët e fundit, arriti në 43 persona, shumica e tyre fëmijë. Sipas të dhënave të fundit nga fundi i muajit gusht deri tani nga përmbytjet të rrezikuar janë rreth 70.000 shtëpi dhe është shkatërruara infrastruktura për rreth 55 milionë dollarë. Për shkak të katastrofës natyrore në shkollë nuk mund të shkojnë më shumë se 234.000 nxënës.
Nëntë persona e humbën jetën për shkak të stuhisë e cila e kaploi pjesën jugore të Filipineve, kumtoi shërbimi filipinas për mbrojtje civile. Mbi 23.000 persona janë rrezikuar nga stuhia tropikale "Bania", e cila dje arriti shpejtësi të erërave prej 65 kilometrave në orë.
Mijëra ushëtarë janë bllokuar në provincat qendrore dhe jugore, pasi sigurimi bregdetar i ndërpreu udhëtimet detare, ndërsa 48 fluturime ajrore u anuluan.