E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Konferencë u prezantuan 79 punime të ekspertëve vendorë dhe të jashtëm, si dhe materiale të tjera të përgatitura për këtë aktivitet. Në këtë konferencë jubilare, mr.sc. Sejdi Xhemaili, si hulumtues i fushës ekonomike, para pjesëmarrësve e prezantoi studimin e tij shkencor me titull: "Kriza globale financiare dhe ndikimi i saj në Ballkan".
USHT nė Konferencėn Jubilare ,,Biznesi dhe Punėsimi”nė Prishtinė










Mr.sc Sejdi Xhemaili, mësimdhënës i USHT-së, në Fakultetin e Administratës së Biznesit, në Kumanovë, mori pjesë në Konferencën e Dhjetë Jubilare Ndërkombëtare ,,Biznesi dhe Punësimi”, me temë: “Ndikimi i rritjes ekonomike dhe inovacioneve në zhvillimin e biznesit, zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, në vendet në tranzicion dhe ato në zhvillim”, e cila u mbajt javën e kaluar në Prishtinë, në organizim të Institutit të Financave të Republikës së Kosovës.

Në Konferencë u prezantuan 79 punime të ekspertëve vendorë dhe të jashtëm, si dhe materiale të tjera të përgatitura për këtë aktivitet.
Në këtë konferencë jubilare, mr.sc. Sejdi Xhemaili, si hulumtues i fushës ekonomike, para pjesëmarrësve e prezantoi studimin e tij shkencor me titull: "Kriza globale financiare dhe ndikimi i saj në Ballkan".

Sipas autorit, kriza ekonomike botërore mund të shihet si një krizë e tri krizave të pavarura që janë të lidhura njëra me tjetrën: njëra është krizë financiare, e dyta është kriza e likuiditetit dhe e treta është kriza e vërtetë e ekonomisë.

Kriza e likuiditetit solli deri në rënie të kapitalit edhe atë rënie të kërkesës për eksport. Kjo është hera e parë në historinë tonë, ose thënë më mirë, në periudhën e kapitalizmit modern dhe revolucionit industrial ku bota ballafaqohet me kaq shumë çështje me interes.
Mr.sc Sejdi Xhemaili

E veçanta e këtij punimi ishte që kriza globale financiare dhe pasojat e sajë sjellin që bota të ndjehet me pasqyra për vazhdimin e rritjes së papunësisë, thellimin e varfërisë dhe pabarazisë. Kjo edhe më shumë i thellon dallimet dhe e bën më të theksueshëm problemin global të shpërndarjes.

Ngadalësimi global i aktiviteteve ekonomike dhe zgjerimi i krizave financiare paraqet lëvizje të padëshiruar, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet me rritje ekonomike dhe vendet në zhvillim.
Në këtë Konferencë morën pjesë, përveç autorëve të punimeve, përfaqësues nga Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përfaqësues nga kuvendet komunale, përfaqësues të zyrave diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës, ndërmarrës, menaxherë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe të jashtme.

Publikuar: 13.10.2011 | 17:24
Lexuar: 710 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime