E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Opozita voton kundër rritjes së rrogave, voton kundër uljes së taksave, kundër rritjes ekonomike. Unë u them shqiptarëve se këta zotërinj kanë votuar kundër të gjitha ligjeve dhe e kanë bërë këtë sepse e keqja juaj është e mira e tyre. Është unike në historinë e vendit që një opozitë nga mëngjesi deri në darkë lufton për të bllokuar vizat” ka theksuar Berisha.
Berisha: Opozita kundėr integrimit tė shqiptarėve








Kryeministri Berisha ka akuzuar sot opozitën si bllokuese e proceseve integruese të vendit. Duke folur në seancën plenare, kryeministri Berisha theksoi se opozita ka bllokuar çdo akt që rrit të ardhurat dhe mirëqënien e shqiptarëve ndërsa premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që procesi i integrimit të jetë i pakthyeshëm.

“Opozita voton kundër rritjes së rrogave, voton kundër uljes së taksave, kundër rritjes ekonomike. Unë u them shqiptarëve se këta zotërinj kanë votuar kundër të gjitha ligjeve dhe e kanë bërë këtë sepse e keqja juaj është e mira e tyre. Është unike në historinë e vendit që një opozitë nga mëngjesi deri në darkë lufton për të bllokuar vizat” ka theksuar Berisha.

Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se është i hapur për bashkëpunim konstruktiv mbi bazën e parimeve të shpallura, por ka shprehur mosbesim se opozitën nuk e lë lideri, që manifeston trashëgiminë e etërve. “Kryetari juaj i thotë gjithë botës, Jo dhe pastaj nis letra të pështirosuara”- tha ai, duke shtuar se Rama ta harrojë se atë që se merr dot me votë, ta marrë me tryezë.

Berisha ka renditur arritjet e vendit dhe reformat e ndërmarrara për afrimin e vendit me standardet e Bashkimit Europian. “Se kemi ndjekur këto ia kemi dalë që në rroga e pensione të lëmë pas 2-3 vende anëtare të BE-së, kemi në sistemin tonë arsimor nivelet më të larta në botë në rekrutim, lamë mbrapa të gjitha vendet e rajonit, i vetmi vend në rajon që ka pasur rritje prej 316% të investimeve të huaja. Renditemi sot në një nga vendet që garanton investimet e vendeve të huaja më mirë në Evropë, kemi trefishuar eksportet. Ne do ndërtojmë shqipërinë e prodhimit”- theksoi kryeministri Berisha.

Publikuar: 13.10.2011 | 22:12
Lexuar: 350 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime