Nuk e dimë nëse i dashuri i saj, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë apo jo ndonjë propozim surprizë këngëtares simpatike, por kjo gjë me siguri do të merret vesh në vijim. Mund të ndodhë edhe që bukuroshja të jetë duke u përgatitur për klipin e radhës, ku si shumë kolege mund të shndërrohet në nuse...
Nëse ky është fustani, të cilit Vesa Luma i ka vënë syrin për dasmën e vet, këtë ne nuk dimë akoma ta themi, por që këtë verë ajo pranoi të dalë publikisht me të dashurin e saj, Kreshnik Zalli, këtu mund të ketë diçka për të shtuar...
Biondina e bukur që tanimë është pjesë e spektaklit E Diell me 12 Fantastikët ka pozuar para aparatit fotografik me një nga fustanet e bardhë të nusërisë që gjenden në atelienë e stilistit kosovar Valdrin Sahiti. Edhe pse këngëtarja e hitit Amanet ka pohuar se fustanin e veshi veç për provë, të gjithë jemi dakord me faktin se çdo femër para ditës së madhe e vesh vetëm për provë fustanin e ëndrrave.
Nuk e dimë nëse i dashuri i saj, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë apo jo ndonjë propozim surprizë këngëtares simpatike, por kjo gjë me siguri do të merret vesh në vijim. Mund të ndodhë edhe që bukuroshja të jetë duke u përgatitur për klipin e radhës, ku si shumë kolege mund të shndërrohet në nuse...
Për momentin le të shijojmë pak nga gustoja e Vesës, e cila me fustan të bardhë duket mrekullisht bukur, edhe pse me disa kg më tepër. Kohët e fundit Vesa humbi shumë në peshë, falë pjesëmarrjes në show-n e popullarizuar Dancing with the stars. Nëse Vesa, e cila nuk e fsheh më dashurinë e saj, do të jetë një nga nuset VIP të vitit 2012, atëherë shumë urime!