Sipas informacioneve më të fundit mësohet se janë gjetur trupat e tre pjesëtarëve të familjes ndërsa po kërkohet trupi i pjesëtarit të katërt të familjes.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak të Durrësit. Një makinë me të cilën udhëtonin 4 persona nga e njëjta familje ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në lumë. Mësohet se viktimat janë Baki Keçi 43 vjeç, bashkëshortja e tij Mimoza Keçi 34 vjeç dhe dy fëmiljët e tyre Ronaldo Keçi 10 vjeç dhe Arbër Keçi 15 vjeç.
Sipas informacioneve më të fundit mësohet se janë gjetur trupat e tre pjesëtarëve të familjes ndërsa po kërkohet trupi i pjesëtarit të katërt të familjes.
Ndërkohë policia dhe polumbarët të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po vijojnë kërkimet për gjetjen e pjesëtarit të zhdukur të familjes Keçi.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq dhe lagështira në rrugë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.