Qeveria tërhiqet nga vendimi për të ndërtuar kishën në qendër të Shkupit me para buxhetore. Inicitivën me tërë dokumentacionin, të cilën fillimisht e ngriti nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, qeveria ia ka dorëzuar Kishës Ortodokse Maqedonase, të cilës ia ka falur edhe tokën ku parashihet ndërtimi i kishës Shën Konstatini dhe Elena'.
Qeveria tërhiqet nga vendimi për të ndërtuar kishën në qendër të Shkupit me para buxhetore. Inicitivën me tërë dokumentacionin, të cilën fillimisht e ngriti nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, qeveria ia ka dorëzuar Kishës Ortodokse Maqedonase, të cilës ia ka falur edhe tokën ku parashihet ndërtimi i kishës Shën Konstatini dhe Elena'.
Ministri Bujar Osmani, në emër të Qeverisë tha se kabineti i Gruevskit përkrah ndërtimin edhe të Xhamisë Burmali në qendër të Shkupit, e cila u rrënua në vitin 1925 kur Shkupi gjendej nën okupimin serb.
"Sot qeveria e Maqedonisë solli vendimm për ndërrprerjen e procedurave të Qeverisë për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit. Kjo do të thotë se kisha nuk do të ndërtohet nga ana e Qeverisë dhe me mjetet e buxhetit të shtetëror, përkatësisht të qytetarëve të Maqedonisë. Njëkohësisht qeveria shprehu vullnet decid për ndërtimin e xhamisë Burmali në Sheshin e Shkupit, në të njejtat kushte si për ndërtimin e objekteve tjera fetare", deklaroi Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Por xhamia Burmali sipas një kumtese me shkrim të lëshuar nga qeveria, duhet të ndërtohet vetëm nëse komuna Qendër vendos të ndryshojë planin e saj ubanistik, dhe nëse pajtohet të jep leje për ndërtimin e saj. Këshilli koordinativ i cili dy herë dorëzoi kërkesë deri te kryeministri Gruevski për ndërrtimin e xhamisë, përshndet vendimin të cilin e vlerëson si hap përpara.
"Këshilli koordinativ për ndërtimin e Burmali xhamisë e përshëndet vendimin e sotëm qeveritar, sidomos në aspektin i cili ka të bëjë me rindërtimin e xhamisë Burmali, aty ku ka qenë, pra në qendër të Shkupit
Ne sidomos përshëndesim deklaratën zyrtre të ministrit të Shëndetësisë, i cili foli në emër të Qeverisë dhe e ceki se edhe për xhaminë Burmali, do të shkohet që të bëhet me kushte të njejta", tha Ramadan Ramadani nga Këshili koordinativ i Burmali Xhamisë.
Xhamia Burmali ishtë njëra nga shumë xhamitë që u rrënuan nga okupatorët serbe, me një projekt që kishte për qëllim ndryshimin e pamjes orientale të Shkupit.
Ndërkaq, rindërtimi i kishës Shën Konstatini dhe Elena e rrëzuar nga tërmeti i vitit 1963, ishte paralajmëruar që nga ardhja në pushtet, e partisë së Gruevskit VMRO-DPMNE. Ajo shkaktoi debat të ashpër midis atyre që përkrahnin ndërtimin e saj dhe atyre që ishin kundër ndërtimit në qendër të Shkupit. Debati kulminoi me përdorimin e dhunës, në një protestë studentore kundër ndërtimit të saj, e cila u dhunua nga persona të afërt me qeverinë të cilët mbanin flamuj të Kishës Ortodokse.
Naim Vrenezi