Shkopi i bardhë, kumtoi Bashkimi kombëtar i personave të verbët në Republikën e Maqedonisë, është themeluar, deri tani me mjete të patejkalueshme për lëvizje të pavarur të personave të verbët.
Në botë dhe në Maqedoni nesër shënohet Dita ndërkombëtare e të verbërve dhe atyre me shikim të dobët - Dita e shkopit të bardhë. Shënimi i kësaj dite është në pajtim me rekomandimin e KB-së dhe Rezolutës së Lidhejs botërore të të verbërve nga viti 1992, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për problemet e personave të verbët dhe me shikim të dobët.
Shkopi i bardhë, kumtoi Bashkimi kombëtar i personave të verbët në Republikën e Maqedonisë, është themeluar, deri tani me mjete të patejkalueshme për lëvizje të pavarur të personave të verbët.
Dita ndërkombëtare e shkopit të bardhë me simbolikën dhe porositë e veta të padyshimta përkujton problemet e të verbërve dhe tregon se rrezikimi i tyre, i cili është apel i lloj të vet dhe kërkesë që opinioni të njoftohet, ndërsa shoqëria të angazhohet, që të verbërit duhet t'i pranojnë si anëtarë të barbartë të bashkësisë, me të gjitha të drejtat e qytetarëve dhe liritë e njeriut, lirim nga çdo lloj diskriminimi dhe margjinalizimi. Të verbërit duan vetëm të arsimohen, të punojnë, dhe të kenë mjete ndihmëse dhe aktivitete shoqërore, vetëm deri në kufijt e domosdoshmërisë, diskriminimit pozitiv-juridik, qëndron në kumtesën e Lidhejs së të verbërve.
Lidhja kombëtare e të verbërve me traditë të gjatë 65 vjeçare me 17 shoqatat e tyre të personave të verbër si përfaqësues autentik dhe legjitim të tyre, kërkojnë nga shteti i Maqedonisë dhe shoqëria e të verbërve t'u mundësojnë dhe të krijojnë kushte për integrim të plotë shoqëror dhe jetë produktive dhe punë.
Të verbërit, theksojnë nga Lidhja, nuk dëshirojnë të jenë të margjinalizuar dhe të larguar nga skena shoqërore, por të integrohen dhe të jenë prezent jo vetëm me aktivitetin e tyre, për edhe me kontributin konkret për zgjedhjen e problematikës së tyre, por edhe shoqërisë më të gjerë.
Është e nevojshme të investohet në zgjidhjen e problemit të punësimit të peronave të verbër, sepse punësimi është një nga llojet më të rëndësishme për tejkalimin e izolimit social të personave të verbër dhe aftësimin e tyre për jetë të pavarur, ndërsa me këtë edhe përfitim i statusit adekuat në shoqëri.
Në lidhje të ngushtë me punësimin e personave të verbër është edhe sigurimi i mjeteve ndihmëse jo vetëm për lëvizjen e tyre por edhe atyre për amvisëri, arsim dhe punë. është e domosdoshme që rregullat me të cilat rregullohet kjo sferë të ndryshohen në mënyrë që të verbërve t'u mundësohet të kenë zgjidhje dhe lista e mjeteve ndihmëse që të verbërit do të mund t'i marrin falas të zgjerohet.
Të verbërit përballen edhe me parkim të gabuar të automjeteve, kontonjerëve në vendet në të c