E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke potencuar se ekonomia e Maqedonisë po lëviz në drejtim të arritjes së konkurrencës sa më të madhe, Saraçini ju bëri thirrje ekonomistëve nga Kosova të investojnë në Maqedoni.
Rritet kėmbimi tregtar midis Maqedonisė dhe Kosovės, biznesmenėt e kanė intensifikuar bashkėpunimin









Intensifikim të bashkëpunimit në energjetikë, turizëm, bujqësi, në mjedisin jetësor, bashkimin klasterik dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dakorduan sot në Prishtinë ministrat e Ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës, Valon Saraçini dhe Besim Beqaj.

Në takimin bilateral, Saraçini dhe Beqaj veçanërisht e theksojnë nevojën e përmirësimit të infrastrukturës. Kjo do të jetë çështja kyçe në të cilën do të fokusohen dy qeveritë që t'i ndihmojnë biznes bashkësisë.

"Temë kryesore e bisedimit ishte thellimi i marrëdhënieve në sferat ekonomike të definuara me Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik e cila zbatohet nga qershori i vitit të kaluar. Qëllimi është që për një pjesë të projekteve të planifikuara të shfrytëzohen mjete nga fondet evropiane", deklaroi ministri Saraçini pas takimit.

Prioritet i Qeverisë së Kosovës është thellimi i zhvillimit ekonomik me realizimin e aktiviteteve konkrete nga të gjitha sferat në realizimin e së cilit është paraparë të kyçen edhe ekonomistët nga rajoni.

"Më të rëndësishme do të jenë infrastruktura dhe energjetika, sfera në të cilat dëshirojmë të marrin pjesë edhe biznesmenët vendor edhe ata nga rajoni për të cilën gjë do të krijojmë kushte maksimale", porositi Beqaj.

Sipas Mimoza Kusari, zëvendëskryeministre dhe ministre për Tregti dhe Industri, me të cilën ministri Saraçini gjithashtu pati takim bilateral, Maqedonia është partner shumë i rëndësishëm tregtar për Kosovën. Këmbimi midis dy vendeve shënon përmirësim edhe pse akoma është i madh deficiti i palës kosovare.

Tre ministrat pas takimit mbajtën fjalim në forumin afarist midis Kosovës dhe Maqedonisë në të cilin marrin pjesë rreth 50 kompani nga Maqedonia si dhe po aq nga Kosova.

Duke potencuar se ekonomia e Maqedonisë po lëviz në drejtim të arritjes së konkurrencës sa më të madhe, Saraçini ju bëri thirrje ekonomistëve nga Kosova të investojnë në Maqedoni.

"Shfrytëzoni përfitimet nga Marrëveshja CEFTA duke e pasur parasysh se angazhimet do ta përfshijnë tregun për nevojat e 28 milionë banorëve. Intenca e politikës tregtare të Maqedonisë është të krijojë kornizë horizontale e cila duhet t'i lidh përfitimet e biznes klimës, tërheqjen e investimeve dhe inovacioneve në njohuritë. Kjo do të mundësojë krijimin e strukturës së re të eksportit dhe importit, rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor", theksoi Saraçini.

Maqedonia, shtoi, solli strategji të shumta për mbështetjen e politikës industriale, zhvillimit të potencialeve energjetike, turizmit dhe promovimit të eksportit.

"Para ca kohësh u kyçëm edhe në një numër të madh programesh të cilat i ofron BE-ja për mbështetjen e biznes sektorit në vendet-anëtare, por edhe në shtetet-kandidate për anëtarësim. Ideja është për financimin e projekteve strategjike të cilat në këtë rast mund të jenë me interes të ndërsjellë, me kyçjen e biznesmenëve kosovarë për realizim sipas parimit të investimeve të përbashkëta", tha ministri Saraçini.

Pas biznes forumit do të mbahet seanca e parë konstituive e Komitetit të përzier për ndjekjen e zbatimit të Marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim ekonomik. Në fokusin e seancës përveç thellimit të marrëdhënieve ekonomike, do të jetë edhe çështja për ripërtëritjen dhe modernizimin e infrastrukturës ekzistuese, në aksin rrugor Stenkovec-Prishtinë përmes Bllacës, si dhe në vendkalimin kufitar Jazhincë me zgjerimin e aksit Tetovë-Jazhincë dhe shqyrtimin e mundësisë për ndërtimin e terminalit të ri për mallra me qëllim të lehtësimit të qasjes deri te tregjet në Maqedoni dhe Kosovë.

Siç paralajmëroi ministri Saraçini, edhe në sferën e turizmit parashihet kontraktimi i marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim që do të mundësojë kornizë juridike për shfaqje të përbashkët, promovimin e prodhimit të përbashkët turistik, si dhe lehtësim të rrjedhës së turistëve.

"Duke e pasur parasysh se këto projekte janë pjesë e programit të ri të Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa pala kosovare me kënaqësi i pranoi, do të imponohet dinamikë e përshpejtuar për realizimin e tyre. Fillimi pritet nga fundi i këtij viti", tha Saraçini.

Kosova është në pozitën e shtatë në mesin e vendeve - partnerë tregtarë të Maqedonisë. Këmbimi i përgjithshëm sillet prej 330 deri 545 milionë dollarë në vit. Në tetë muajt e parë të këtij viti arriti 390 milionë dollarë që është 28 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2009, janë regjistruar 17 marrëveshje bilaterale dhe protokolle për zhvillimin e bashkëpunimit.

Në forumin e sotëm në Prishtinë u nënshkrua një Memorandum për bashkëpunim në sferën e standardizimit midis institucioneve kompetente nga të dyja palët, si dhe Memorandum për bashkëpunim midis Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë dhe Odës ekonomike të Kosovës

Publikuar: 14.10.2011 | 14:50
Lexuar: 1504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime