Xhaferi informoi se në seancën e Qeverisë në të cilën u debatua për regjistrimin nuk është bërë fjalë për atë se se kur mund të ndodh regjistrimi në Maqedoni.
Çdo përgjigje se ne nuk ndjejmë përgjegjësi për regjistrimin nuk do të tingëllojë serioze. Deri në cilën masë, për çka, kjo është lëndë për analizë. Ne nuk ikim nga kjo. Nga dita e parë kur arritëm marrëveshje se do të jemi pjesë e pushtetit e pranuam përgjegjësinë për të gjiitha punët. Por, duhet t'i shqyrtojmë të gjithë faktorët pse ndodhi kjo dhe pse gjithë procesi shkon në këtë drejtim. Nuk do të lejohet të hymë në fazë tjetër pa qenë të përgatitur.
Këtë përgjigje e dha zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët i pyetur për atë se kush do ta mbajë përgjegjsësinë politike për ndërperjen e regjistrimit në Maqedoni.
Ai konsideron se nuk ka nevojë për takim liderësh për regjistrimin dhe shton se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministri Nikolla Gruevski janë në komunikim të rregullt.
Sa kushton regjistrimi i pasuksesshëm, siç thekson Xhaferi, do të tregohet me analiza. "Nëse dëshmohet se e gjithë situata rrezikon diçka që është më e rëndësishme se regjistrimi, këtu është përgjigjja e Qeverisë dhe e institucioneve që ta ndërpresë këtë proces", shtoi Xhaferi. Në pyetjen çka është ajo që rrezikohet, ai thotë se marrëdhënet ndëretnike për të janë prioritet.
Xhaferi informoi se në seancën e Qeverisë në të cilën u debatua për regjistrimin nuk është bërë fjalë për atë se se kur mund të ndodh regjistrimi në Maqedoni.
Sipas tij, fillimisht do të bëhen analiza pse dështoi, e pastaj do të shkohet në përgatitje për regjstrim të ardhshëm. "Nuk do të shpejtohemi me hapje të fazës së re. Do të analizojmë pse, si...do të bëjmë prioritete tjera. Atëherë do të shohim kur, me çfarë ligji do të kemi regjistrim...Sipas mendimit tim ky nuk është prioritetim më i madh. Prioritet e kemi zgjidhjen e çështjes me emrin me Greqinë", thotë zëvendëskryeministri.
Në bisedimet për emrin Xhaferi thotë se ata nuk duhet të jenë garë se kush është patriot, e kush më i fortë në pozicionet e tij. "Të gjithë jemi koshinentë se ajo është sfida më e madhe, se si kjo do të zgjidhet. Është me rëndësi se në mënyrë permanente ka dialog të hapur. Jemi të vetëdijshëm se edhe Greqia përballet me situatë shumë të vështirë dhe të rëndë financiare dhe se ata nuk janë në një disponim që të merren me këtë problematikë", tha ai duke theksuar se do të ishte mirë të mbyllet para samitit të pranverës të NATO-s.
Në lidhje me raportin për progresin e vendit thotë se ka pjesë nga të cilat nuk jemi të kënaqur, që pak është dëshpëruese për opinionin që për herë të tretë marrim rekomandim, por jo edhe datë për fillimin e negociatave. Megjithatë, shton zëvendëskryeministri, ne "duhet të jemi këmbëngulës në këtë proces dhe t'i tejkalojmë këto pengesa.
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi deklaroi se bëhet shpërndarje e shqiptarëve etnikë të punësuar në administratë, të cilët nuk vijnë në punë dhe paralajmëroi se këtë vjeshtë do të shpallet konkurs për edhe 300 punësime në administratë të personave të komunitetit joshumicë.
"Kemi konkluzione nga Qeveria në cilin numër do të sistemohen ata që janë në shtëpi. Do të bëjmë analiza ku ka nevojë dhe ku nuk ka barazpeshë sipas përfaqësimit", tha Xhaferi duke paralajmëruar se janë të mundura rishpërndarje të brendshme në institucionet dhe sistematizime të reja. Sipas tij, është e domosdoshme baza e të dhënave për numrin e pjesëtarëve të punësuar të komuniteteve etnike.