"Jam i bindur se mund të gjenden zgjidhje dhe në këtë kuptim unë jam optimist racional, u ka thënë Tadiq gazetarëve.
Ekziston vetëm një prioritet vendimtar që qëndron ndërmjet Serbisë dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE e ai është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë komisari evropian për zgjerim Stefan Fuele pas takimit me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq i cili ka theksuar se Serbia do të vazhdojë reformat dhe dialogun me Prishtinën, njofton FoNet.
"Jam i bindur se mund të gjenden zgjidhje dhe në këtë kuptim unë jam optimist racional, u ka thënë Tadiq gazetarëve.
Duke folur për Kosovën, Fuele ka thënë se Serbia nuk është e detyruar të përmbushë shtatë ose 12 prioritete për të filluar negociatat për anëtarësim, por vetëm një normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai ka shtuar se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të vazhdojë në Bruksel dhe se duhet punuar me këmbëngulje që normalizimi të ndodhë.