E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ideja e atij që bashkoi dy foto dhe dy mendime është fenomenale dhe paraqet një të vërtet të pa mohueshme. Puna që ka bërë Stiv Jobs është për tu admiruar, mirëpo kur nuk mund të baraspeshohet me fatin e gjithë këtyre të shkretëve të cilët pa fajin e tyre vdesin urie.
Vdiq 1, e qau e gjithė bota, vdesin 1 milion, si qanė askush!





Një foto e montuar që u publikua në facebook me një krahasim alarmues, më bëri të shkruaj, që të dal në krah të një mendje të ndritur, e cila dëshiron të ndihmojë në mënyrën e tij artistike duke i kujtuar botës se një Stiv Jobs nuk vlen sa një 11 milion njerëz që vdesin urie.

Stiv Jobs, njeriu që themeloi Apple-n vdiq para disa ditës, ndërsa e gjithë bota e vajtoi humbjen e tij. Edhe me të drejtë, pasi Stiv Jobs bëri revolucion në teknologji.

Mirëpo heshtja e përhershme për mortjen e madhe të urisë në vendet afrikane e bën botën të pa shpirt dhe idiote, pasi 11 milionë njerëz në Afrikë kanë nevojë urgjente për ushqim! Mbi 500 mijë fëmijë janë në rrezik ekstrem për jetën nga mungesa e ushqimit vetëm në Somali!

Ideja e atij që bashkoi dy foto dhe dy mendime është fenomenale dhe paraqet një të vërtet të pa mohueshme. Puna që ka bërë Stiv Jobs është për tu admiruar, mirëpo kur nuk mund të baraspeshohet me fatin e gjithë këtyre të shkretëve të cilët pa fajin e tyre vdesin urie.

Sa qajnë dhe sa i kujtohet dikujt që këto janë fëmijë si fëmijët tanë, se këta njerëz janë baba, nënë, vëllezër si vëllezërit tanë. Bota rrotullohet dhe bashkë me atë edhe fatet e njerëzve. Sa më shpejt të kuptojmë se fati i keq i tjetrit është fati i keq edhe i yni, aq më shpejt kjo botë e jona do të behët më e mirë. (Fatmir Alija)

Publikuar: 14.10.2011 | 23:46
Lexuar: 772 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ledi (25/10/2011 20:38:14) yll fare
ledi (25/10/2011 20:38:36) te qr

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime