Sipas këtij burimi kënga në vendet perëndimore do të filloj të dëgjohet nga dita e premte, pasi që kompania Iliada Entertainment, ku Adelina është bashkëpronare, ka arritur një marrëveshje me kompaninë muzikore amerikane Universal Music, e cila për Ballkan e ka lënë që premiera të bëhet të hënën.
Burime të afërta me këngëtaren Adelina Ismajli kanë thënë se pop ylli kosovarë do të promovoj klipin e saj, të cilin xhiroj në Paris, ditën e hënë.
Sipas këtij burimi kënga në vendet perëndimore do të filloj të dëgjohet nga dita e premte, pasi që kompania Iliada Entertainment, ku Adelina është bashkëpronare, ka arritur një marrëveshje me kompaninë muzikore amerikane Universal Music, e cila për Ballkan e ka lënë që premiera të bëhet të hënën.
I njëjti burim ka saktësuar se Adelina nuk ka tradhtuar muzikën shqipe në këtë këngë qysh është thënë nga disa media shqiptare, përkundrazi.
Nuk ka ndonjë tradhti të muzikës, por në cilën gjuhë është kënga dhe si quhet ajo do ta lëmë befasi, ka thënë burimi.