U përpoqën të rrëzonin qeverinë nëpërmjet një grusht shteti burokratik, por ne qëndruam të bashkuar dhe e zmprapsëm këtë sulm, deklaroi kryeministri, në një televizion italian.
Një ditë pasi doli fitues në një votëbesim vendimtar në parlament, kryeministri italian, Silvio Berlusconi, e cilësoi si një grusht shteti tentativën e opozitës për ta larguar nga pushteti.
U përpoqën të rrëzonin qeverinë nëpërmjet një grusht shteti burokratik, por ne qëndruam të bashkuar dhe e zmprapsëm këtë sulm, deklaroi kryeministri, në një televizion italian.
Mendoj se kjo ishte një humbje me të vërtetë e rëndë për opozitën, e cila duhet të heshtë disa kohë dhe të lejojë qeverinë që të vazhdojë reformat e saj. Ata u përpoqën të fitonin duke u mashtuar. Bersani, Kasani, Di Pietro dhe Fini, me sa duket, i kanë bërë të gjitha llogaritë gabim.
Opozita detyroi Kryeministrin Berlusconi që ti nënshtrohej një votëbesimi në parlament, pasi ditë më parë ajo arriti të bllokonte me vetëm një votë miratimin e buxhetit.
Kryeministri iu referua edhe proceseve të hapura gjyqësore ndaj tij, për disa akuza të ndryshme, përfshi abuzim me detyrën, raporte seksuale me të mitura dhe korrupsion. Jam i qetë dhe i përqendruar në punët e shtetit, pasi Italia sot ka gjëra më të rëndësishme se sa gjyqet e hapura ndaj meje.
Do të kemi kohë për të folur, por në fillim mendoj të çoj deri në fund me sukses mandatin tim deri në 2013-n, duke e shpëtuar Italinë nga kjo krizë ekonomike globale.