Madje edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj në 13 korrik 2011 ka vënë theksin se sezoni veror që kaluam do të ishte mjaft i qetë, por ky premtim hidhet posht nëse do të shohim shifrat të cilat janë realiste.
Një shifër e frikshme është ajo e vrasjeve nëse do të llogarisim që ende nuk ka përfunduar viti 2011. Që nga muaji janar e deri më sot numërohen në blloqet e policisë së shtetit 100 vrasje. Një shifër e lartë nëse kjo do të krahasohet me vitet që janë lënë pas. Është thënë edhe stër thënë nga drejtues të policisë së shtetit se duhet të ulët numri i vrasjeve ky premtim nuk është mbajtur nga ata.
Ndërkohë që vetëm në muajt korrik, gusht janë shënuar 32 të vrarë, duke mos përfshirë këtu muajin shtator i cili ka pasur edhe vrasje të bujshme, sic është ekzekutimi me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Gjithashtu në këtë vit ka shënuar një kurbë rritje krimi në familje si dhe vrasjet për pronat, apo edhe grindjet e castiti nuk janë lënë pas.
Përveç armëve të zjarrit, në vrasje është perdorur edhe lenda eksplozive ku oficerët e policisë gjyqesore kanë të vështirë zbardhjen e këtyre vrasjeve, pasi lënda plasese nuk të lë mundesi për të marr shumë prova. Por ndërsa jemi në mes të muajit tetor, ajo që duket tashmë është numri 100 i vrasjeve, ku edhe pse policia ka arritur të gjej autorin, kur shënohet krim brenda familjes, vrasjet e bujshme mbetet enigma.