E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas dhjetë vitesh studimi të detajuar, shkencëtarët arritën të zbulonin hartën e plotë gjenetike të gruas dhe vërtetuan se brenda trupit të saj, kishte disa gjene që e mbrojtën nga prekja prej sklerozës dhe sëmundjeve të tjera tipike për të moshuarit.
Gjenet e 115-vjeēares befasojnė shkencėtarėt






I gjithë kodi gjenetik i një gruaje që jetoi deri 115 vjeç u zbulua nga shkencëtarët gjatë një seminari në Kanada, të cilët arritën në përfundimin se jetëgjatësia fshihet shpesh në genet tona.

Gruaja holandeze, e cila ishte më e moshuara në botë në kohën e vdekjes së saj, nuk kishte asnjë shenjë skleroze dhe një testim provoi se ajo zotëronte një mendje në kapacitetin e një 60-vjeçareje.

Pas dhjetë vitesh studimi të detajuar, shkencëtarët arritën të zbulonin hartën e plotë gjenetike të gruas dhe vërtetuan se brenda trupit të saj, kishte disa gjene që e mbrojtën nga prekja prej sklerozës dhe sëmundjeve të tjera tipike për të moshuarit.

Përpara se të vdiste në mënyrë paqësore, gruaja që jetoi më shumë se një shekull të plotë i dhuroi trupin e saj shkencës, duke lejuar mjekët që të studionin trurin, organet e tjera dhe të gjithë kodin e saj gjenetik.

Doktoresha Henne Holstege, e Departamentit të Gjenetikës Klinike në një qendër mjekësore në Amsterdam, tha se gruaja kishte disa ndryshime të rralla gjenetike në ADN e saj, ndryshime që e bënin të pamundur që ajo të prekej nga çdo lloj parkinsoni, alzhajmeri, skleroza dhe shumë sëmundje të tjera.

Përveçse të jetosh gjatë përcaktohet që në gjenet tona në momentin e lindjes, ndonjëherë duhet dhe fati për të jetuar kaq gjatë. Në fakt, e ndjera lindi si shtatanike, i mbijetoi dy Lufrave Botërore, disa bombardimeve dhe përmbytjeve.

Ajo nuk ishte më në gjendje të kujdesej për veten e saj duke nisur nga mosha 105-vjeçare, kur vendosi me vullnet të lirë të hynte në një azil. Rekormenia për jetëgjatësinë në momentin e vdekjes, ndërroi jetë pasi luftoi me sukses për 15 vjet ndaj një tumori.

Publikuar: 16.10.2011 | 09:18
Lexuar: 565 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime