Pritet të mësohet nëse djaloshi katërvjeçar nga Prilepi që sot u shtrua në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është prekur ose jo nga gripi i tipit A, H1N1.
Pritet të mësohet nëse djaloshi katërvjeçar nga Prilepi që sot u shtrua në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është prekur ose jo nga gripi i tipit A, H1N1.
Sipas drejtorit të klinikës Zvonko Milenkoviq akoma priten rezultatet e analizave të para të djalit, i cili kishte simptomat e gripit. Ai para një jave u kthye nga Australia, ndërsa dje u shtrua në spitalin e Prilepit.
Pacienti ka temperaturë të lartë, ka simptoma, kjo nënkupton sy të skuqur, enjtje të hundës, dhimbje në gushë, bajamet të ndezura, që do të thotë se ka simptomat e gripit.
Duhet të dimë se ky infektim nuk do ta tejkalojë Maqedoninë. Se a do të ndodh kjo sot apo nesër, ju jeni dëshmitar se thuajse të gjitha vendeve që na rrethojnë kanë regjistruar raste të këtij gripi, tha Zvonko Milenkoviq, drejtor i Klinikës për sëmundje infektive.