Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, ai ka thënë se Gjermania është motori i ekonomisë evropiane, e cila gjithashtu është edhe bartëse e integrimeve evropiane, brenda dhe jashtë Unionit.
Jelko Kacin, raportuesi special për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka thënë se Gjermania e flet atë që e mendojnë 22 shtetet tjera të BE-së, ato që e kanë njohur Kosovën.
Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, ai ka thënë se Gjermania është motori i ekonomisë evropiane, e cila gjithashtu është edhe bartëse e integrimeve evropiane, brenda dhe jashtë Unionit.
Gjermania dëshiron stabilitet në rajon në një të ardhme sa më të afërt dhe për këtë arsye unë mendoj se Berlini insiston që tregimi për ndarjen e Kosovës të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Ndarjet etnike janë gjë e së kaluarës, pasi që çojnë në paqëndrueshmëri. Pikërisht për këtë arsye, (kancelarja gjermane) Angela Merkel edhe ka insistuar në heqjen e institucioneve të ashtuquajtura paralele, pasi që ato dëshmojnë për pretendimet e Serbisë në veriun e Kosovës, edhe pse kjo asnjëherë nuk ka qenë politika zyrtare e Beogradit. Në këtë kontekst, Gjermania vetëm formulon dhe insiston në qëndrimin e së paku 22 shteteve anëtare të BE-së që e njohin pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar Kacin.
Kacin ka thënë gjithashtu se Serbia do duhej tu bënte thirrje serbëve të veriut për heqjen e barrikadave, në mënyrë që të mund të fitohet statusi i kandidatit, duke shtuar se Serbia nuk do duhej të konfrontohej me shtetet anëtare të BE-së, të cilat, sipas tij, nesër do duhej të ishin partnere të Beogradit në të njëjtin klub.
Dezinformatat që kanë qarkulluar në mediet e Beogradit në lidhje me incidentet në Jarinjë, në fund të shtatorit, kanë lënë përshtypje të keqe tek shtetet që kanë ushtarë në përbërje të KFOR-it, duke përfshi edhe Gjermaninë, ushtarët e së cilës edhe janë lënduar, ka thënë më tutje Kacin.
Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Kacin ka thënë se në KE pritet që ky dialog të rinisë sa më shpejtë, si dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani mes dy vendeve. (zëri)