E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tahiri ka shtuar se nëse Stefanoviq tenton që në rend të ditës të vë diçka që është në domenin e çështjeve politike, kjo do ta dëmtojë dialogun.
Tahiri: S’dėgjoj ēka flitet korridoreve



Shefja e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se nuk i ka dëgjuar përfaqësuesit e Beogradit në takime të kenë propozuar pavarësinë si këmbim për veriun e Kosovës, por nuk mohon se kjo ka mundur të ndodhë në takimet joformale.

“E vetmja gjë që mund të them është se gjatë bisedimeve në Bruksel është folur veç ajo që ka qenë në rend dite – çështjet teknike. Nuk kam dëgjuar çka është folur nëpër korridore”, ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Tahiri ka shtuar se nëse Stefanoviq tenton që në rend të ditës të vë diçka që është në domenin e çështjeve politike, kjo do ta dëmtojë dialogun.

“Janë linjat e kuqe për sovranitetin, integritetin dhe rendin e brendshëm të cilat Prishtina nuk i diskuton me Beogradin”, ka thënë Tahiri, për të shtuar se zyrtarët e evropian i propozojnë Serbisë që njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë kusht për integrimet e saj në BE.

Ditë më parë, Lirim Greiçevci, këshilltar politik i kryeministrit Thaçi dhe një nga anëtarët e ekipit të Kosovës që merr pjesë në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, ka thënë se Borislav Stafanoviq, nëpër korridoret e ambienteve ku po zhvillohen bisedimet, vazhdimisht është duke e përsëritur idenë e tij për ndarjen e Kosovës.

“Ai mu afrua dhe tha se vendosni kufirin atje ku duhet të jetë dhe ne ju njohim juve një ditë më pas”, ka treguar Greiçevci. (zëri)

Publikuar: 17.10.2011 | 08:44
Lexuar: 386 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime