E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Departamenti i Narkotikëve në Igumenicë, qytetin fqinj me Sarandën, ka deklaruar se ka goditur një grup të strukturuar që kryente veprime kriminale të vazhdueshme në trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Evropës Veriore.
Greqi: Shkatėrrohet njė grup trafikantėsh tė lėndėve narkotike








Policia greke e Igumenicës tha se ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që kishin ngritur rrjetin e tyre në Evropën Perëndimore. Policia tha se hashashi me prejardhje nga Shqipëria transportohej drejt Suedisë me makina tregtare që eksportonin djathin grek. Policia e Igumenicës tha se ka bllokuar gjatë këtij viti në brezin kufitar me Shqipërinë mbi 4 tonë hashash.

Departamenti i Narkotikëve në Igumenicë, qytetin fqinj me Sarandën, ka deklaruar se ka goditur një grup të strukturuar që kryente veprime kriminale të vazhdueshme në trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Evropës Veriore.

Policia greke tha se ka arrestuar tre persona duke sekuestruar mbi 200 kilogramë hashash dhe një arsenal armësh. Operacioni ,sipas policisë greke, është kryer në zonën e Sulit në Greqinë Veriore, zonë që ishte kthyer në bazë të trafikantëve.

Sipas policisë greke lënda narkotike pasi transportohej nga Shqipëria maskohej në prodhimin blegtoral që eksportohej drejt Stokholmit të Suedisë përmes një kompanie transporti. Paketimi, sipas policisë greke, realizohej në mënyrë të tilla duke mos ngjallur dyshime në kontrollet kufitare. Policia greke ka bllokuar si provë materiale pajisjet me të cilat realizohej paketimi i lëndës narkotike.

Ndërkaq, policia e Igumenicës publikoi të dhënat për trafikun e lëndëve narkotike me prejardhje nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë gjithë këtij viti. Sipas këtyre të dhënave policia greke ka arritur të bllokojë mbi 4 tonë bimë narkotike hashashi të futur në Greqi nga territori shqiptar.
Policia tha se janë regjistruar 227 raste të operacioneve kundër narkotikëve. Sipas policisë greke 333 persona janë arrestuar për këtë vepër kriminale. Gjatë operacioneve krahas lëndës narkotike në jo pak raste janë sekuestruar edhe armë të tipave të ndryshme që përdoreshin nga trafikantët për sigurinë e ngarkesave me lëndë narkotike.

Të dhënat e publikuara flasin për një rritje të këtij trafiku që po bëhet gjithnjë e më shqetësues për policitë shqiptare dhe greke në brezin kufitar mes të dy vendeve.

Publikuar: 17.10.2011 | 08:59
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime