E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo është vizita e parë e një mbreti të botës arabe nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Turnenë e tij evropiane Emiri i Katarit e fillon nga Maqedonia, pas çka pasojnë vizitat në Shqipëri, Poloni dhe Ukrainë.
Emiri i Katarit pėr vizitė nė Maqedoni






Emiri i Katarit, Sheik Haman bin Kalifa Al Tani, me ftesë të presidentit Gjorge Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Kjo është vizita e parë e një mbreti të botës arabe nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Turnenë e tij evropiane Emiri i Katarit e fillon nga Maqedonia, pas çka pasojnë vizitat në Shqipëri, Poloni dhe Ukrainë.

Sipas axhendës, Emiri i Katarit të martën, ditën e dytë të vizitës, do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski, pas çka është parashikuar vizitë në objektet kulturore-historike dhe vizitë në Çarshinë e Vjetër.

Nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë sot informuan se kjo vizitë është shumë e rëndësishme për shkak se është vazhdim i dialogut politik të vazhdueshëm dhe do të paraqet sinjal të fuqishëm për intensifikimin e bashkëpunimti gjithpërfshirës, sidomos të atij ekononik.

Në takimin e presidentit të Maqedonisë me Emirin e Katarit do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe do të shkëmbehen opinione për situatën në rajon, në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën veriore, si dhe në Ballkan.

Theks i veçantë do të vendoset në zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve, respektivisht rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe mundësia për investime të drejtpërdrejta të Katarit në ekonominë e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së Emirit të Katarit do të nënshkruhet disa marrëvshje dypalëshe nga fusha e kulturës, arsimit, shëndetësisë, si dhe nga sfera ekononike.

Shefi i shtetit Ivanov do ta dekorojë lartmadhërinë e tij Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani, me dekoratën "8 Shtatori" për angazhimet e përbashkëta në afirmimin e dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve dhe bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë në këtë plan, si dhe për kontriburin e veçantë dhe përkushtimin drejt zhvillimit dhe avancimit të marrëdhënieve mes Shtetit Katar dhe Republikës së Maqedonisë.

Katar në vitin 2003 financiarisht dhe politikisht e mbështeti mbajtjen e Samitit të shefave të EJL-së me temë "Dialog mes civilizimeve", iniciator ishte presidenti i ndjerë Boris Trajkovski. Në vitin 2013 në dhjetëvjetorin e Samitit, Maqedonia sërish do të jetë nikoqire e këtij forumi.

Ky do të jetë taki i tretë i presidentit Ivanov me Emirin e Katarit . Takimi i parë ishte në vitin 2009 në Nju-Jork gjatë Asamblesë së përgjithshme të 64-të të Kombeve të Bashkuara, ndërsa i dyti në vitin 2010 në Katar gjatë Forumit të dhjetë të Dohas.

Delegacioni i Katarit do të numërojë 100 persona, mes të cilëve dy anëtarët nga familja më e ngushtë mbretërore dhe 12 ministra. Në delegacionin shoqërues do të ketë numër të madh të sigurimit dhe përfaqësues të mediave.

Gjatë vizitës dyditore do të vendoset regjim i posaçëm i lëvizjes në Shkup.

Publikuar: 17.10.2011 | 10:06
Lexuar: 402 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime