Maqedonia shpenzon sasi enorme të medatonit për shërimin e të varurve nga droga, ose thënë më saktësisht, shpenzon metadon sa gjysma e Ballkanit.
Maqedonia shpenzon sasi enorme të medatonit për shërimin e të varurve nga droga, ose thënë më saktësisht, shpenzon metadon sa gjysma e Ballkanit.
Këtë sot në konferencë për media e theksoi fondacioni "Marita", i cili merret me realizimin e programit për parandalim të drogës, që zbatohet nëpër shkollat dhe qendrat rinore nëpër vend.
Sipas të dhënave të "Marita"-s, Maqedonia në vitin 2006 ka shpenzuar rreth 27.000 gram metadon, përderisa vitin e ardhshëm 2007 kjo sasi është rritur trefish, me ç`rast janë shpenzuar 75.000 gram metadon, që është më shumë se kërkesa e përgjithshme e Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës së bashku.
Të dhënat për konsumin e matodonit në vitin 2008 ende nuk janë përmbledhur por nga organizata paralajmërojnë se shifrat me siguri do të jenë edhe më të larta.
Përdorimi i metadonit gjatë shërimit të varshmërisë nga heroina, shpesh shkakton mendime të ndara rreth efikasitetit të tij.
"Ai duhet të përdoret vetëm si zëvendësim për krizën fizike, si terapi që do të zgjaste deri 21 ditë, e jo të përdoret për stagnim të të varurve", deklaroi drejtori ekzekutiv i "Marita", Stevçe Deçev, i cili informoi se në Maqedoni, është praktikë e shpeshtë terrapia me metadon të zgjasë edhe nga disa vite.
Në vend, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë regjistruar prej tetë deri nëntë mijë persona të varur nga droga, por sektori joqeveritar paralajmëron se numri i tyre është mbi 30.000.
Me kalimin e viteve bie edhe kufiri i moshës së personave të varur, ndaj narkomani më i ri i regjistruar në vend është vetëm 12 vjeç.
"Merita", i cili është një fondacion norvegjez dhe mbështetet nga ambasada norvegjeze dhe zvicrane në vend, me këtë problematikë në Maqedoni merret prej vitit 2003.
Fondacioni gjatë periudhës së shkuar hasë në probleme në ushtrimin e veprimtarisë, për shkak të injorimit të problemit real me drogën dhe angazhimit dhe mbështetjes së pamjaftueshme nga pushteti.