Presidenti i Maqedonisë dhe emiri i Katarit pasdite në vilën "Vodno" mbajnë tet-a-tet takim, ku, siç u paralajmërua, do të shqyrtohen marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe këmbehen mendime për situatat në Ballkan, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.
Për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot arriti emiri i Katarit, Sheiku Hamad bin Kalifa Al Tani.
Emiri i Katarit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake është pritur në aeroportin "Leka i Madh" në Shkup nga nikoqiri i tij, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë dhe emiri i Katarit pasdite në vilën "Vodno" mbajnë tet-a-tet takim, ku, siç u paralajmërua, do të shqyrtohen marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve dhe këmbehen mendime për situatat në Ballkan, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.
Theks i veçantë do të vendoset në zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve, respektivisht rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe mundësia për investime të drejtpërdrejta të Katarit në ekonominë e Maqedonisë.
Delegacioni i Katarit i cili udhëtoi në Maqedoni numëron 100 persona, mes të cilëve dy anëtarët nga familja më e ngushtë mbretërore dhe 12 ministra. Në delegacionin shoqërues do të ketë numër të madh të sigurimit dhe përfaqësues të mediave.
Në kuadër të vizitës së Emirit të Katarit do të nënshkruhet disa marrëvshje dypalëshe nga fusha e kulturës, arsimit, shëndetësisë, si dhe nga sfera ekononike.
Ivanovi do ta dekorojë Lartëmadhorinë e tij Sheik Hamad Bin Kalifa Al Tani me medaljen "8 Shtatori" për anaghzimet e përbashkëta në afirmimin e dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve me Republikën e MAqedonisë në këtë plan, si dhe për kontributin e posaçëm dhe përkushtueshmërinë ndaj zhvillimit dhe përparimit të marrëdhënieve mes Shtetit Katar dhe Republikës së Maqedonisë.
Katar në vitin 2003 financiarisht dhe politikisht e mbështeti mbajtjen e Samitit të shefave të EJL-së me temë "Dialog mes civilizimeve", iniciator ishte presidenti i ndjerë Boris Trajkovski. Në vitin 2013 n ë dhjetëvjetorin e Samitit, Maqedonia sërish do të jetë nikoqire e këtij forumi.
Siçpas axhendës, emiri i Katarit nesër, në ditëne dytë nga vizita, do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski, pas çka është paraparë sëtitje në objektet kulturore-historike dhe vizitë në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Kjo është vizita e parë e një mbreti nga bota arabe nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Turnenë e tij evopiane emiri nga Katari e fillon në Maqedoni, pas çka vijojnë vizitat në Shqipëri, Poloni dhe Ukrainë.