Marrëveshjet për realizimin e këtij investimi të "Xhonson kontrolls", i cili tanimë punon në TIRZ - Shkup, është nënshkruar në muajin shtator të këtij viti.
Kompania amerikane "Xhonson kotrolls" fillon me ndërtimin e fabrikës së dytë në Maqedoni, me investim në vlerë prej 20 milion euro. Gur-themeli do të vendoset sot në Zonën teknologjike-industriale në Shtip, ku do të merr pjesë kryeministri Nikolla Gruevski.
Në fabrikë do të prodhohet tapiceri për karrige të automjeteve. Do të hap 1.400 vende të reja të punës. Shpallja për angazhim të të punësuarve është publikuar në muajin shtator, ndërsa janë kërkuar persona profesionistë në këtë proces, si inxhinier për qepje, për prerje, inxhinier për ndihmës kompjuterik për dizajnim, ekip i liderëve të linjës prodhuese, elektromekanik, revizorë për kualitet, projekt asistent, si dhe operatorë me përvojë për qepje. Pritet që fabrika të fillojë me punë për një vit.
Marrëveshjet për realizimin e këtij investimi të "Xhonson kontrolls", i cili tanimë punon në TIRZ - Shkup, është nënshkruar në muajin shtator të këtij viti.
Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, investimi do të jetë kontribut serioz për ekonominë e Maqedonisë, ndërsa vendimi për ndërtimin e fabrikës është një vërtetim për kushtet e mira për biznes në Maqedoni.