Problem i ruajtjes së tërësisë territorial të Shqipërisë u bë shumë i mprehtë dhe u vendua në rend të ditës, si një problem kardinal në procesin e zhvillimit historik të popullit shqiptar, në vitet e Krizës Lindore (1875-1878), gjatë luftës ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe veçanërisht gjatë viteve të stuhishme të Lidhjes Shqiptare të themeluar 10 qeshor 1878, e cila pati si objektivë kryesore ruajtjen e paprekshmërisë e të tërëisë së trojeve kombëtare shqiptare, bashkë me këtë njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë si dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një njësi të veme kombëtar, mbi bazën e së cilës do të hidheshin themelet ngrehinës së shtetit kombëtar shqiptar.
Prof. Dr. Nebi Dervishi
Problem i ruajtjes së tërësisë territorial të Shqipërisë u bë shumë i mprehtë dhe u vendua në rend të ditës, si një problem kardinal në procesin e zhvillimit historik të popullit shqiptar, në vitet e Krizës Lindore (1875-1878), gjatë luftës ruso-turke të viteve 1877-1878 dhe veçanërisht gjatë viteve të stuhishme të Lidhjes Shqiptare të themeluar 10 qeshor 1878, e cila pati si objektivë kryesore ruajtjen e paprekshmërisë e të tërëisë së trojeve kombëtare shqiptare, bashkë me këtë njohjen e kombit shqiptar si një e të pandarë si dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një njësi të veme kombëtar, mbi bazën e së cilës do të hidheshin themelet ngrehinës së shtetit kombëtar shqiptar.
Mendimi politik përparimtar dhe lëvizja popullore e masave që pasqyronte tendencat e zhvillimit historik të Shqipërisë e të popullit shqiptar, dëshmonte për karakterin mbarëshqiptarë të saj dhe të koncepteve politike që u parashtruan në shumë dokumente të kohës, siç qenë dokumentet programtike të Lidhjes Shqiptare, memorandumet e protestat e shumta dërguar Portës së Lartë dhe qeverive të Fuqive të Mëdha nga të katërt anët e Shqipërisë, e në këtë kuadër edhe nga shqiptarët e trevave lindore. Koceptet politike të drejtuesve dhe aktivistëve kryesor të Lidhjes Shqiptare mbështeteshin në doktrinat politike përparimtare të kohës, në ato parime demokratike e kombëtare që kishin ushqyer vite me radhë lëvizjet e mëdha e të fuqishme nacionale revolucionare të popujve e të forcave demokratike, për krijimin e shteteve kombëtare e për demokratizimin e jetës politike të këtyre shteteve.
Shqipëria, si atdheu shqiptarëve, në dokumentet programatike të Lidhjes, në kërkesat e shumta dhe memorandumet, shikohet si një madhësi unike, e pandarë, si nga pikëpamja historike e gjeografike, ashtu edhe etnike e kombëtare. Përparimi i vendit, lulëzimi i tij lidhet para se gjithash e mbi gjithçka me ruajtjen e sigurimin e tërësisë kombëtare e të unitetit kombëtar. Ky kobcept kishte gjetur përhapje edhe para forcimit të Lidhjes Shqiptare. Atdhetarët shqiptarë me kohë kishin hedhur idenë e veçimit të tokave shqiptare me tokat e kombësive të tjera që bënin pjesë në Perandorinë Osmane.
Kur filloi Kriza Lindore, krerët e Lëvizjes Shqiptare i kuptuan rreziqet që kërcënonin atdheun e tyre, prandaj vendosën që fillimisht të qëndronin në pritmëri dhe të ndiqnin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve politike. Meqenëse shpërthimi i luftës ruso-turke e shtoi rrezikun e coptimit të tokave shqiptare, në radhët e patriotëve lindi ideja e organizmit të kryengritjes çlirimtare antiosmane për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë dhe për ta vënë diplomacinë evropianë përpara një fakti të kryer.
Disfatat që pësuan ushtrinë osmane në Luftën ruso-turke 1877-1878, i dhanë mundësi ushtrisë ruse të përparojnë drejt jugut dhe në janar të 1878 arritën në fshatin Shën Stefan, në periferi të Stambollit. Ndërkohë ushtritë e Malit të Zi e të Serbisë që kishin rifilluar luftën kundër Perandorisë Osmane marshuan drejt tokave shqiptare në Vilajetin e Shkodrës dhe në Vilajetin e Kosovës. Gjatë këtij marshimi ushtritë pushtuese serbe shpërngulen me dhunë dhjetëra mijë shqiptarë nga trojet e veta etnike që bënin pjesë në Sanxhakun e Nishit. Po kështu Greqia u përpoq, por pa sukses, që me rreth 500 të ashtuquajtur vullnetar epirotë të provokonte në Shqipërinë e Jugut një kryengritje antiosmane, e cila duhej të kërkonte bashkimin e kësaj pjese të Shqipërisë me Mbretërinë Greke.
E ndodhur ngushtë, Porta e Lartë nënshkroi në fillim armëpushimin e Edresesë më 31 janar 1878 dhe në Shën Stefan më 3 mars nënshkroi Traktatin e Paqes me Rusinë. Në të vërtetë Traktati i Shën Stefanit iu diktua Turqisë së mundur, prandaj ai ishte krejtësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit. Sipas tij, Perandorisë Osmane i shkëputej pjesa më e madhe e zotërimeve të saj në Ballkan.
Në këtë traktat, shqiptarët nuk ziheshin farë në gojë si kombësi me vete., por trojet e tyra coptoheshin shumë rëndë. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave të Ballkanit.
Sipas Traktatit të Shën Stefanti Bullgaria, që fitonte autonominë me kufij shumë të gjerë, do të merrte krahinat shqiptare të Korçës, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Karshiakës dhe të Kumanovës; Serbia do të anekesonte viset veriore të Kosovës deri në afëri të Mitrovicës; Mali i Zi do të merrte Ulqinin , Krajën, Hotin, Grudën, Anamalin, Kelemndin, Plavën, Gusinë dhe Rugovën. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin osman. Si rrjedhojë, trojet shqitpare do të ndaheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Perandoria Osmane, Bullgarisë, Malit të Zi e Serbisë.
Traktati i Shën Stefanit shkaktoi një shqetësim të thellë dhe të përgjithshëm në Shqipëri. Nga të katër anët e vendit pati protesta dhe u shpreh vendosmëria për të kundërshuar me të gjitha mjetet zbatimin e këtij Traktati. U krijun gjithashtu besëlidhje krahinore për mbrojtjen nga coptimi. Ndërkohë, Traktati i Shën Stefanit kudërshtohej edhe nga Fuqit e tjera të Mëdha, të cilat kërkuan rishikimin e tij në një kongres ndërkombëtar që u vendos të mbahej në Berlin në qeshor 1878.
Pra, kur coptimi i trevave shqiptare u bë rrezik real, pas Paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, problem i ruajtjes dhe sigurimit të tërësisë e bashkësisë teritoriale u bë problem qendror dhe e gjithë lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të shqiptareve dhe mendimin përparimtar politik shqiptar e përhkoi si një fillim i keq ideja e mbrotjes dhe e sigurimit të tërësisë e bashkësisë territorial, si kusht paraprak kryesor për krijimin e një Shqipërie autonome, për prparimin e lulëzimin e saj.
Me krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10 qeshor 1878, në dokumentet e saj programatike, siç qenë Akti i Vendimeve (Kararname). Vendimi i 2 korrikut e dokumentet e tjera, ruajtja e tërësisë teritoriale dhe rolin e saj në konsolidimin kombëtar dhe në organizmin politik, del si një kusht i domosdoshëm për krijimin e një uniteti kombëtar, politiko-administrative me tipare shtetërore, që do të siguronte vetëqeverisjen e Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane.
Lëvizja e kundërshtimit për lëshimet territorial që janë njohur nga Traktati i Shën Stefanit u prit me indinjatë edhe nga shqiptarët e trevave lindore shqiptare. Duke iu referuar Dokumenteve të arkivave franceze të pregatitura e të botuara nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Historisë në Tiranë për vitete 1876-1879, V. I. redaktuar e pregatitur nga Ligor Mile, me titull Shqipëria në vitet e Lidhje Shqiptare të Prizrenit, do të mësojmë për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë edhe shqiptarët në trevat tona që në vitet e para të Lidhjes së Prizrenit.
Më 4 maj 1878, konsuli françez në Shkodër Kolona Çekaldi, i dërgon letër (nr. 214) Velingtonit - Ministër i Punëve të Jashme i Republikës së Francës, ku në mes tjerash e njohton mbi krijimin e lidhjes për të kundërshtur lëshimet territorial ndaj Serbisë, Malit të Zi e Bullgarisë. Në letër ne më tjerash konsuli shkruan
Më njohtojnë se lëvizja e kundërshtimit për lëshimet territorial që janë njohur nga Traktati i Shën Stefanit, është bërë më e theksuar këto kohët e fundit në rrethet e Plavës e Gucisë, të Rugovës, të Bihorit, të Rozhajës, të Pejës, në Bosnjë e Serbinë e Vjetër, kanë ngritur një lloj lidhjeje për të kudërshtuar me armë pushtimin e vendit të tyre
Së fundi, më njohtojnë për një lëvizje të së njëjtës natyrë në rrethet e Dibrës e të Matit ( të cilat nuk mvaret nga zona ime konsullore, por ajo e Selanikut). Muslimanët fanatikë dhe të egër (siç) të këtyre fiseve malësore, dëshirojnë me çdo kusht të pengojnë përfshirjen e Manastirit e të Ohrit në shtetin e ri bullgar dhe flasin vazhimisht që do ti therrin të gjithë të krishterët bullgarë të këtyre viseve, duke përfshirë edhe gratë e fëmijët.
Sipas lajmeve të mia, të gjitha këto rrethe e kanë kundërshtuar kategorisht thirrjen nën armë, që bëhet zakonisht në mars. Emri dhe autoriteti i sulltanit nuk llogariten më nga këta muslimanë, që thonë me zë të lartë që edhe Sovrani i tyre të shpallë veten asnjënës, ata nuk do ti binden dhe do të luftojnë kaurrët, rusët. Nëpërgjithësi, të gjithë këta duket se llogarisin shumë në përkrahjen e Anglisë
Dokumenti 107 faqe 153-54, është një telegram e 459 muslimanë dhe të krishterë të Tetovës, që më dt. 10/22 maj 1878, i drejtojnë Ambasadorit të Francës në Stamboll, Z. Furnie-së, kundër aneksimit të rrethit të tyre tek Bullgaria.
Dokumenti ka këtë përmbajtje: NE BANORËT E TETOVËS, JEMI MË SHUMË SE 20.000 BURRA MUSLIMANË, NDËRSA TË KRISHTERË NUK JANË MË SHUMË SE NJË E KATËRTA. PRA, MUSLIMANËT PËRBËJNË SHUMICËN SI NUMËR, POR E LËMË MËNJANË KËTË. SEPSE SI SHQIPTARË, NE JEMI SI DEGËT E TË NJËJTIT TRUNG. NUK KEMI ASNJË MOSMARRËVESHJE DHE JETOJMË TË GJITHË TË BASHKUAR. FLITET DHE SHKRUHET NËPËR GAZETA SE DO TË KRIJOHET NJË BULLGAR: DUKE QENË SE KRIJIMI I SAJ DO TË ISHTE SHKATRRIM PËR ATDHEUN TONË, NE NUK DO TË PRANOJMË ASNJËHERË DHE DUKE DËSHIRUAR VETËM REFORMA TË BËRA DREJTPËRDREJTË NGA QEVERIA OSMANE. DO TI BËJMË TË GJITHA SAKRIFICAT PËR TË MBROJTUR ATDHEUN TONË.
Dokumenti Nr. 117, po ashtu është një telegram të cilën Përfaqësuesit e Shqipërisë ë Sipërme, të mbledhur në Prizren, më 3/15 qeshor 1878, përmes Selanikut I drejtohen Z. Furni-së- Ambasador i Francës në Stamboll, është protest kundër aneksimit të trojeve shqiptare sipas Traktatit të Shën Stefanit. Telegram është përkthim nga turqishtja e shtojcë e depeshës nr. 98.
Në telegramin e nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Dibrës së Sipërme, Ohrit, Shkupit e Tetovës, etj., thuhet: QEVERIA OSMANË NUK MUND TI DOROZOJË, MEGJITHË KËMBULJEN E PANGOPUR TË RUSISË, TË DREJTAT TONA QYTETRE DHE TË DREJTAT NJERËZORE. MEGJITHËSE DUKE IU NËNSHTRUAR FORCËS, AJO NËNSHKROI TRAKTATIN E SHËN STEFANIT dhe që, sipas këtij Trktati, u krijua një SHTET I RI BULLGAR, QË SHUMË RRETHE TË VENDIT TONË U PËRFSHINË BRENA KUFIJVE TË TIJ DHE QË SHUMË TË TJERA IU BASHKUAN SERBISË E MALIT TË ZI, DUKE U NDODHUR PËRPARA KËTYRE PËRMBYSJEVE TOKSORE, PADREJTËSIA E TË CILAVE ËSHTË E DUKSHME, NË TË NËNSHKRUARIT, PËRFAQËSUES TË BANORËVE TË TË GJITHA RRETHEVE TË VENDIT, KEMI DËSHIR TI PARAQESIM KONGRESIT TË ARDHSHËM (të Berlinit) LUTJET DHE PROTESTAT TONA.
DUKE QENË TË MBLEDHUR NË PRIZREN, QENDRA E GEGËRISË, JEMI TË VENDOSUR TË BËJMË TË GJITHA PËRPJEJET (
.) PËR TU PARASHTRUAR QEVERIVE EVROPIANE DËSHIRAT TONA (AMPJ LP Ambasada e Francës pranë Portës së Lartë Osmane, Vëllimi 417, fl. 558 rv).
Edhe Dok. Nr. 123 është një telegram i dërguar nga personalitete politike shqiptare që jetonin e vepronin në Stamboll, të cilët më 20 qeshor 1878 i drejtohen Zot. Furniesë, ambasador i Francës në Stamboll, që Kongresi i Berlinit të njohë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. Në telegramin në mes tjerash shkruhej
NE DO TA TEPRONIN NË QOFTËSE, NË MES TË SHQETËSIMEVE SERIOZE QË E RRETHOJNË TANI KONGRESIN, DO TË FILLONIM TI FLISNIM PËR HISTORI, PËR GHUHË DHE PËR ETNOGRAFI PËR TË PROVUAR EKZISTENCËN E SHQIPËRIË, NE MJFTOHEMI TË TREGOJMË KËTU KUFIJTË E SAJ QË FILLOJNË NGA TIVARI, SHKODRA, ME TË GJITHA MALET E BANUARA NGA KATOLIKËT, NGA PEJSA, KURSHUMLIA, MANASTIRI, FOLLORINA, KOSTURI, GREBENEJA, PINDI, KALARITI DHE HARTA DHE MBAROJNË NË GJIRIN E AMBRAKISË. KY VEND, I PËRFSHIRË MIDIS PIKAVE TË LATËPËRMENURA DHE DETIT PËRBËN HISTORIKISHT, GJEOGRAFIKISHT DHE ETNOGRAFIKISHT SHQIPTARINË, KA QENË PREJ KATËR SHEKUJSH PJESË PËRBËRËSE E PERANDOSË OSMANE DHE E KA BASHKUAR HISTORINË E VET USHTARAKE DHE HISTORINË E TURQISË
Në dok,. Nr.128, që është shtojcë e letrës nr.221, jepet lista emrore e delegatëve shqiptarë në Komitetin e Prizrenit, të cilën Konsullata e Francës në Shkodër ia dërgon Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Zot. Vedington. Në listën emërore delegatë të Tetovës ishin: Hasan Pasha, Esad Pasha, Rexhep Beu dhe Mehmet Efendiu; Dibra e Epërme (Sipërmë): Iljaz Pasha, Sadik Beu, Ismail aga, Ismail Marku (ibiri) ; Dibra e poshtme: (rrethi i Rekës) Haxhi Iljazi e Mahmud Muja.
Në dokumentet arkivore franceze të përmblehura në publikimin Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prezrenit, V. I, ka edhe shumë dokumente që bëjnë fjalë për kontributin e madhë të shqiptarëve të këtyre anëve, në mbrotjen e ruajtjen e inegritetit dhe sigurimin e tërësisë të trojeve shqiptare që në vitin e parë të veprimtarisë së Lidhjes së Prizrenit.