E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vendi im lartë i vlerëson përpjekjet të cilat shteti Katar në udhëheqjen e juaj të mençur dhe me vizion i bën në drejtim të paqes, tolerancës, bashkëpunimit dhe dialogut në botë si individualisht, ashtu edhe në kuadër të Aleancës për civilizime të KB-së.
Emiri i Katarit do tė takohet me kryeministrin Gruevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Veljanoski







Emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Kalifa Al Tani, sot e vazhdon vizitën zyrtare në Maqedoni, me takime me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Pas takimeve është paraparë shëtitje në objektet kulturore-historike dhe vizitë në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Emiri i Katarit qëndron në Maqedoni me ftesë të presidentit Gjorge Ivanov, nga i cili u dekorua me dekoratën "8 Shtatori".

Vendi im lartë i vlerëson përpjekjet të cilat shteti Katar në udhëheqjen e juaj të mençur dhe me vizion i bën në drejtim të paqes, tolerancës, bashkëpunimit dhe dialogut në botë si individualisht, ashtu edhe në kuadër të Aleancës për civilizime të KB-së.

Duke iu falënderuar për përkrahjen e rëndësishme të Samitit kushtuar dialogut mes civilizimeve, të mbajtur në Ohër në vitin 2003 nën udhëheqësinë e paraardhësit të tij Boris Trajkovski, Ivanov theksoi se e filluara atëherë vazhdon sot, përmes promovimit të përbashkët të paqes në botë.

"Jam i bindur se me përpjekje tona të përbashkëta do t'i japim imuls të ri edhe bashkëpunimit mes dy shteteve tona miqësore, si dhe se miqësia e jonë e bazuar mbi vizionet e përbashkëta do të vazhdojë të zhvillohet dhe përparohet. Me këtë bindje kam nder dhe kënaqësi të posaçme t'ua ndajë dekoratën 8 Shtatori si shenjë të mirënjohjes tonë simbolike, por të sinqertë për tërë atë që e bëni në këtë plan", tha Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë dhe emiri i Katarit e kanë shfrytëzuar mundësinë për këmbim të mendimit për situatat në rajonin Evropës Juglindore dhe Lindjes së Afërt. Emiri për periudhën e ardhshme paralajmëroi hapjen e ambasadës së Shtetit Katar në Republikën e Maqedonisë, akt për të cilin u vlerësua se shumë pozitivisht do të shprehet në zhvillimin e bashkëpunmit bilateral.

Dy bahkëbiseduesit konkluduan se me marrëevshjet sot të nënshkruara bilaterale, korniza seriozisht e përparuar juridike mes shteteve do të hapë perspektiva të reja për intensifikimin e bashkëpunimit, posaçërisht në planin ekonomik, si dhe në planin e arsimit, kulturës dhe në të gjitha sferat tjera.

Kjo është vizita e parë e një mbreti nga bota arabe nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Turnenë e tij evopiane emiri nga Katari e fillon në Maqedoni, pas çka vijojnë vizitat në Shqipëri, Poloni dhe Ukrainë.

Delegacioni i Katarit numëron 100 persona, mes të cilëve dy anëtarët nga familja më e ngushtë mbretërore dhe 12 ministra. Në delegacionin shoqërues do të ketë numër të madh të sigurimit dhe përfaqësues të mediave, ndërsa gjatë këtyre dy ditëve do të vendoset regjim i posaçëm i lëvizjes në Shkup.

Publikuar: 18.10.2011 | 09:51
Lexuar: 371 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime