E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është duke u përfolur shumë se këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna dhe aktori tetovar Blerim Destani kanë filluar një lidhje dashurie. Edhe pse të dy e kanë mohuar një lidhje të mundshme, sipas raportimeve më të fundit nga mediat kosovare, dyshja është parë së bashku në një hotel në Prishtinë.
Tuna dhe Blerimi, lidhja vazhdon me frekuentimin e hoteleve






Është duke u përfolur shumë se këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna dhe aktori tetovar Blerim Destani kanë filluar një lidhje dashurie. Edhe pse të dy e kanë mohuar një lidhje të mundshme, sipas raportimeve më të fundit nga mediat kosovare, dyshja është parë së bashku në një hotel në Prishtinë.

Një person anonim ka treguar se pas mesnatës së të shtunës së 15 tetorit, aktori i njohur Blerim Destani është parë së bashku me këngëtaren Tuna në një hotel të kryeqytetit kosovar. Ndërkohë që nuk është bërë me dije emri i hotelit ku mendohet të ketë kaluar një natë plot pasion; nuk ka ardhur asnjë reagim nga aktori dhe këngëtarja- e cila së fundmi është angazhuar pranë spektaklit të përjavshëm “E Diell” në Top Channel, ku këndon së bashku me reperin e popullarizuar, Noizy.

Tuna këtë verë doli nga një divorc me bashkëshortin e saj Rilind Reka, ndërsa aktori që mori falë falë filmit “Koha e kometës”, Blerimi Destani është përfolur shpesh për lidhje me femra të ndryshme VIP, që nga këngëtarja Soni Malaj, modelja Arita Fejzullahu, modelja tjetër Angela Martini apo prezantuesja e Top-it Albana Osmani. Vetë ai ka pranuar të thotë se është në pritje të dashurisë, por nuk ka saktësuar asgjë më tepër; ndërsa kur mediat nisën të shkruanin për një flirt mes tyre, Tuna deklaroi se mes tyre nuk ka romancë. Ndoshta ndonjë prej tyre pranon të prononcohet këto ditë, ndoshta me të reja.

Publikuar: 18.10.2011 | 09:58
Lexuar: 955 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime