E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vesna da Vinca, e cila kryeson agjencinë e modës “Miss Yu”, që dërgon vajzat serbe në këtë kompeticion, është shprehur se “bëhet fjalë për atë që quhet diplomaci paralele, që do të ketë jehonë të mirë në botë”. Është për t’u theksuar se Afërdita Dreshaj, “Miss Kosova” që përfaqësoi një muaj më parë vendin e saj në “Miss Universe”, jo vetëm që arriti të kualifikohej në 16-të femrat më të bukura të botës, por nuk kaloi pa rënë në sytë e organizatorëve, mes së cilëve edhe Donald Trump.
Trump joshet nga Afėrdita, “Miss Universe” vitin tjetėr nė Kosovė






Miliardieri Donald Trump mund të vendosë që vitin tjetër spektakli i bukurisë “Miss Universe” të zhvillohet në Kosovë. Manjati i njohur amerikan, njëherazi pronari i licencave për disa konkurse bukurie, mësohet se është duke u menduar për këtë ngjarje, ndërsa lajmi se shteti i përzgjedhur mund të jetë Kosova, ka dalë nga mediat serbe.

Vesna da Vinca, e cila kryeson agjencinë e modës “Miss Yu”, që dërgon vajzat serbe në këtë kompeticion, është shprehur se “bëhet fjalë për atë që quhet diplomaci paralele, që do të ketë jehonë të mirë në botë”. Është për t’u theksuar se Afërdita Dreshaj, “Miss Kosova” që përfaqësoi një muaj më parë vendin e saj në “Miss Universe”, jo vetëm që arriti të kualifikohej në 16-të femrat më të bukura të botës, por nuk kaloi pa rënë në sytë e organizatorëve, mes së cilëve edhe Donald Trump.

Veç të tjerash, Afërdita e bukur, e fejuara e Shpat Kasapit, ishte gjithashtu një ndër Miss-et më të votuara online, por nëse ky spektakël do të zhvillohet vitin tjetër në Kosovë, sipas Vesna da Vinca kjo nuk ndodh për shkak të Afërditës… “Organizata “Miss World” nuk do ta përfshijë Miss-in e Kosovës deri në momentet kur ky shtet të përfitojë njohjen e plotë”, ka thënë ajo, duke shtuar ama se për t’u realizuar në Kosovë një kompeticion, shteti më i ri në botë do të ketë konkurrencë të fortë me Kilin dhe Filipinet.

Publikuar: 18.10.2011 | 09:59
Lexuar: 777 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime