Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar në mesnatë. Por, deri më tash situata në veri mbetet e pandryshueshme.
Pas paralajmërimeve të KFOR-it se të martën do të fillojë aksionin për largimin e barrikadave të vëna nga serbët në veri të vendit, kjo nuk do të ndodh, pasi gjatë një takimi të mbajtur gjatë natës që shkoi në mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, dhe si shenjë e vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që ti heqin vet barrikadat deri të dielën.
Barrikadat vazhdojnë të qëndrojë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në këtë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në barrikadën në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme.
KFOR-i kishte paralajëmruar se të martën do të fillojë kasionin për largimin e të gjitha barrikadave të vëna nga serbët në vëri të vendit, ndërsa aksioni ishte planifikuar të fillonte në ora 10.00, kur nga fshati Maxhunaj do të nisej makineria e KFOR-it, e cila është dedikuar për hejqen e barrikadave.
Sipas këtyre burimeve, gjatë takimit të mbajtur në veri të Kosovës, mes përfaqësuesëve të KFOR-it dhe përfaqësuesëve të serbëve të veriut, serbët kanë pranuar që të lejojnë qarkullimin e lirë të KFOR-it në veri të vendit, por jo të Policisë së Kosoëvs dhe Policisë së EULEX-it. Pas arritjessë kësja marrëveshje, në shenjë të vullnetit të mirë, KFOR-i u ka dhënë edhe një mundësi serbëve që ti heqin vet barrikadat deri të dielën.
Me zor ose me hatër KFOR-i largon barrikadat në Veri të vendit
15 kamionë të KFOR-it pritet që sot të përdorin rrugët tokësore për të furnizuar trupat e tyre në dy pikat kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak. Rrugës pritet të gjejnë serbët e barrikaduar aty ku janë tash e një kohë të gjatë.
Ndonëse KFOR-i kishte paralajmëruar për të hënën fillimin e heqjes së barrikadave në veri, me vendimin e Komandantit të KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews ky afat është shtyrë për të martën. Ndërkohë edhe përkundër paralajmërimeve të KFOR-it, për heqjen e barrikadave, rrugët në këtë pjesë të vendit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Këto barrikada të vendosura nga serbet lokal dhe strukturat ilegale në Veri, pas 25 korrikut kur Qeverisa e Republikës së Kosovës mori vendimin për të rivendosur rendin dhe ligjin në pikat doganore 1 dhe 31, vazhdojnë të qëndrojnë dhe madje edhe të shtohen. Ndërkaq, një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave, KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme. Një pjesë e zyrtarëve qeveritarë serbë kanë pohuar se nuk do të duhej konfrontuar me KFOR-in, ndërsa një pjesë tjetër kanë deklaruar se nuk pritet që KFOR-i të arrijë të heqë barrikadat.
Madje, serbët po përdorin fëmijtë dhe gratë për të bllokuar rrugën me shpresë për një reagim që do të linte KFOR-in fajtor.