E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

BDI-ja si përfaqësuese legjitime e shqiptarëve i paraqet interesat e tyre dhe tenton që me pjesëmarrje aktive të kontribuojë për elimimin sa më të shpejtë të të gjitha pengesave të mundshme në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ne si parti tentojmë për gjetjen e kompromisit që do të jetë i pranueshëm për të dy palët, me ç'rast do të ruhet edhe karakteri multietnik i shtetit.
Intervista: Ademi: Shqiptarėt nė Maqedoni do jenė pjesė e zgjidhjes pėr emrin
Intervistë e zëvendëskryeministrit dhe përgjegjësit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi për Agjencin Informative të Maqedonisë (MIA)

Paradokohe jeni përfshirë në takimet koordinative të kreut shtetëror lidhur me kontestin me Greqinë rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Çka për Ju do të thotë ky akt, cili është qëndrimi i BDI-së lidhur me këtë çështje dhe nëse është e mundur zgjidhje e shpejtë?


"Ardhmëria e vendit është sfidë të cilën duhet ta ndjejnë të gjithë qytetarët e një shteti. Kjo nuk është punë, e cila ka të bëjë vetëm me një grupacion të njerëzve. Në të vërtetë, brenga për atë se si do të jetojmë është e përbashkët, sepse edhe e mira edhe e keqja i përfshijnë të gjithë qytetarët e shtetit. Pikërisht për këtë shkak, partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni prej moti ndjejnë nevojë të jenë pjesë e zgjidhjes lidhur me çështjen e imponuar për emrin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë pikëpamje, shqiptarët kanë kërkuar rol me aktiv në këtë proces. Me këtë normalisht se dalin edhe përgjegjësi, por përgjegjësia ndërmerret vetëm nëse jeni pjesëmarrës aktiv në një proces të caktuar.

Në tërë këtë punë, siç është e njohur, BDI-ja si përfaqësuese legjitime e shqiptarëve i paraqet interesat e tyre dhe tenton që me pjesëmarrje aktive të kontribuojë për elimimin sa më të shpejtë të të gjitha pengesave të mundshme në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ne si parti tentojmë për gjetjen e kompromisit që do të jetë i pranueshëm për të dy palët, me ç'rast do të ruhet edhe karakteri multietnik i shtetit.

Paralajmëruat analizë të miratimit të ligjeve konform Marrëveshjes kornizë, por edhe analizë të zbatimit të tyre. Kur do t'i publikoni rezultatet nga analiza dhe cilat janë njohuritë e para?

Analiza do të tregojë se çka është bërë gjatë periudhës së kaluar në kuptim kuantitativ dhe kualitativ, e kam fjalën për Marrëevshjen kornizë. Njohuritë e para janë se formalisht është bërë mjaft, por thelbësisht mbetet edhe shumë punë për t'u bërë. Grupet të cilat e përgatisin analizën ende punojnë dhe pritet që ajo të publikohet për tetë-vjetorin e Marrëveshjes kornizë.

Zv-Kryeministri Ademi


PDH-ja dhe disa organizata joqeveritare paralajmëruan përpunimin e dokumentit të ri si zëvendësim për Marrëveshjen kornizë, me arsye se ajo nuk zbatohet dhe veçmë është e tejkaluar. A vlerësoni se kjo nevojitet?

Marrëveshja e cila solli deri te ndërprerja e konfliktit është paqësore, e arritur mes përfaqësuesve të dy bashkësive. Marrëveshja, siç e dini, ka edhe garancë ndërkombëtare. Vlerësimi i njëanshëm mundet vetëm të jetë nxitje për zbatimin më të shpejtë. Por duhet të theksoj se stagnim i caktuar në realizimin ndjehet nga viti 2006, kur partner i koalicionit në pushtet ishte pikërisht PDSH-ja. Në atë kohë nuk dëgjuam se gjërat nuk shkojnë siç duhet. Do të thotë bëhet fjalë për sjellje opozitare, pra edhe ndaj kësaj çështjeje.

Sa jeni të kënaqur nga zbatimi i përfaqësimit të drejtë konform Marrëveshjes kornizë. Sa është përqindja. Keni pasur dy konkurse, në pajtim me të cilat paradokohe keni ndarë vendime për 46 nëpunës shtetërorë. Çka është me të tjerët dhe a planifikohen konkurse plotësuese për këtë vit?

Përfaqësimi i drejtë është një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes kornizë dhe ne maksimalisht jemi të përqëndruar në plotësimin e këtij segmenti. Sipas informatës sonë, përfaqësimi i shqiptarëve është 16 për qind, që paraqet numër, me të cilin nuk mundemi të jemi të kënaqur. Për këtë shkak, prej kur është BDI-ja partner i koalicionit, janë shpallur tre konkurse dhe sipas programit qeveritar, gjatë këtij viti do të ketë edhe konkurse tjera që ta plotësojmë numrin prej 1.000 punësimeve, siç janë paraparë.

Nëse punësimi i pjesëtarëve të bashkësive etnike do të vazhdojë edhe krahas masave qeveritare për ndërprerjen e punësimeve në administratën shtetërore?

Po, siç e dini punësimet sipas Marrëveshjes kornizë janë jashtë masave antikrizë të Qeverisë dhe ne do të vazhdojmë edhe me zbatimin e këtij obligimi nga Marrëveshja kornizë, sepse zbatimi është një nga pesë prioritetet e këtij koalicioni qeveritar.

E miratuat Ligjin për përdorimin e gjuhëve, a keni informata si zbatohet ai?

Intensivisht punohet në drejtim të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në pajtim me Ligjin, i cili paraqet bazë të mirë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Punohet intensivisht në pikëpamje të zbatimit të këtij Ligji. Tani veçmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë funksionon sektor i posaçëm i përkthyesve dhe çdo ditë po rritet zbatimi në këtë organ. Nëpër komuna kemi laramani, por si Qeveri për çdo ditë punojmë në eliminimin e të gjitha problemeve, të cilat e pamundësojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Problemet janë nga më shumë sfera dhe nuk janë gjithkund të njëjta.

Zv-Kryeministri Abdilaqim Ademi


Te disa parti të shqiptarëve ekzistojnë ambicje për hyrje në koalicionin qeveritar. A ka hapësirë për edhe një parti shqiptare në Qeveri?

Në koalicionin qeveritar merr pjesë partia shqiptare, e cila i fitoi zgjedhjet. Ashtu u përmirësua gabimi i bërë në vitin 2006. Partia e Imer Selmanit nuk ka dalë nga zgjedhjet, por është pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila fuqimisht e ka përkrahur programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së. Në përbërjen parlamentare të partisë së Selmanit ka dy ish-ministra dhe dy deputetë. Ky Kuvend dhe kjo Qeveri nuk kanë mbushur një vit. Ende nuk ka kaluar një vit prej kur zotëri Selmani në Kuvend fuqimisht i ka mbrojtur ligjet në përbërjen e re të dhomës më të lartë ligjdhënëse. Unë dhe bashkëpartiakët e mi atëherë nuk ishim ministra. Vendime ose ligje të caktuara, të cilat tani problematizohen datojnë nga koha e PDSH-së, të miratuara janë me bekimin e tyre, e disa edhe me nënshkrimin e tyre, siç është rasti me kishën në Shesh dhe projekte tjera. Nëse dikush tenton të amnistohet, le ta bëjë atë. Por është tejet e pandershme që në këtë tentim, faji t'i drejtohet tjetër kujt.

Maqedonia e ka njohur Kosovën, por Shkupi dhe Prishtina ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. A pritni së shpejti kjo të ndodhë?

Pavarësia e Kosovës është realitet në Ballkan dhe mirë është se ne u bëmë vend që i pranon realitetet. Ne treguam se nuk ngecim nga vendet e tjera evropiane me ndikim dhe kjo paraqet dëshmi për orientimin tonë evropian. Jemi të përcaktuar për ndarjen e standardeve evropiane dhe zhvillimin e marrëdhënieve mirëfqinjësore. Vendosja e marrëdhlnieve diplomatike duhet të ndodhë sa është e mundur më shpejtë, sepse kjo do të na mundësojë bashkëpunim me të fuqishëm dhe më cilësor në çdo pikëpamje, posaçërisht në sferën e bashkëpunimit ekonomik.

Presidentët e Maqedonisë dhe të Kosovës Gjorge Ivanov dhe Fatmir Sejdiu u takuan javën e kaluar në mbledhjen joformale të presidentëve nga rajoni në Vlorë. Nëse ky takim, sipas Juve, do të thotë impuls i ri për bashkëpunim më intensiv, posaçërisht pas mosmarrëveshjeve rreth vizitës së anuluar të presidentët kosovar në Maqedoni?

Ngjarjet e tilla nuk guxon të jenë pengesë në ndërtimin e ardhmërisë. Vetëm bashkëpunimi mirëfqinjësor është faktor, i cili garanton sukses në ndërtimin e shtetit të fuqishëm dhe me prosperitet. Këto janë synimet tona, e besoj edhe të politikës kosovare. Presidentët janë krejtësisht të vetëdijshëm për këtë, prej këtu edhe takimi që u mbajt në Vlorë paraqet sinjal të fuqishëm për të gjithë, në të dy shtetet, se ngecja e shkurtë do ta na shërbejë si hov të ri, më të fuqishëm, me sfidat të cilat na presin në synimet tona drejtë integrimeve euroatlantike.

Publikuar: 28.06.2009 | 04:24
Lexuar: 956 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime