E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Xhaferi theksoi se është e nevojshme që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve, me ç’rast ai bëri thirrje që kompanitë e Katarit të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë, sepse Qeveria e RM-së ka krijuar kushte të volitshme për investitorët e huaj.
Takimi i zėvendėskryeministrit Xhaferi me homologun e tij nga Katari, Abdullah Bin Hamad Atijah







Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi sot ka realizuar takim me zëvendëskryeministrin e shtetit të Katarit, Abdullah Bin Hamad Atijah, i cili është pjesë e delegacionit të shtetit të Katarit që po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumton Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet në mes dy vendeve i vlerësuan si të mira, ndërsa konstatuan se kjo vizitë e delegacionit të shtetit të Katarit të kryesuar nga Emiri do të ndikojë në intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.

Xhaferi theksoi se është e nevojshme që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve, me ç’rast ai bëri thirrje që kompanitë e Katarit të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë, sepse Qeveria e RM-së ka krijuar kushte të volitshme për investitorët e huaj.

Ai shtoi të dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh në sferën e kulturës dhe arsimit dhe njëkohësisht falenderoi homologun e tij për gatishmërin për ta ndërtuar Bibliotekën universitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri i shtetit të Katarit, Abdullah Bin Hamad Atijah tha se vendi i tij shumë shpejt do të hap Ambasadë në Maqedoni, gjë që do të ndikojë në themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se Maqedonia si një shtet multietnik dhe multireligjioz është shembull për bashkëjetesë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ndërkaq zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se baza e shtetit multietnik është Marrëveshja e Ohrit dhe se koalicionin qeveritar e përbëjnë parti të bashkësive të ndryshme etnike. Kjo është bazë për ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Publikuar: 18.10.2011 | 15:21
Lexuar: 312 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime