Partner i manifestimit është kompania slovene M-Lan Solar, e cila ndërtoi dhe lëshoi në përdorim elektranën e parë diellore, të vendosur në kulmin e Ndërtesës administrative të Panairit të Shkupit. Elektrana ka kapacitet prej 5kw dhe me punën e saj do të prodhohen rreth 6.500 kwh në vit.
- Eko inovacionet do të bëhen forcë kyçe lëvizëse e rritjes, konkurrencës dhe punësimit, porositi ministrin i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi në hapjen e manifestimit të 37 panairit TEHNOMA 2011, që mbahet në Panairin e Shkupit deri më 22 të këtij muaji.
Stabiliteti ekonomik dhe qëndrueshmëria fiskale, vlerësoi Ademi, nuk mund të arrihen pa përparim të madh në efikasitetin e energjetikës dhe resurseve. Në këtë kontekst nevojitet pranimi i përshpejtuar i teknologjive ekologjike në të gjitha degët industriale, theksoi ministri. Është e domosdoshme, tregoi, të zhvillohet gjenerata e re e rregullave në sferën e mjedisit jetësor me standard dinamik të cilat sigurojnë nxitje të fuqishme tregut për inovacionet efikase ekologjike.
"Krijimi i tregjeve të gjelbërta kërkon politikë afatgjatë dhe ambicioze, si dhe udhëheqje teknologjike. Politikat për hulumtim dhe zhvillim, politikat industriale dhe politikat për mbrojtjen e mjedisit jetësor domosdo duhet të harmonizohen në promovimin e tregjeve të tilla" tha Ademi.
Në edicionin e sivjetëm të TEHNOMA 2011, 40 për qind nga ekspozuesit janë kompani të huaja. Prezantimi në grupe ka mbi 40 kompani nga Italia, ndërsa në mënyrë të organizuar marrin pjesë 25 firma nga Sllovenia dhe 25 nga Greqia. Këto të dhëna, sipas Ademit, janë në dobi të përpjekjeve të përbashkëta dhe vizionit për realizimin e zhvillimit ekonomik i cili nuk ka ndikimi negativ ndaj mjedisit jetësor.
Theksi në prezantimit e rreth 900 ekspozuesve nga vendi dhe jashtë të cilët i plotësuan të gjitha sallat e panairit, është vendosur në burimet e ripërtërirjes së energjisë. Mënyrat se si të stimulohen investuesit të investojnë efikasitetin energjetik në Maqedoni janë një nga debatet e tryezës të rrumbullakët në temë "Sfidat energjetike, gjendja aktuale dhe bankieria", e cila është pjesë e programit të panairit.
Pjesëmarrësit vlerësojnë se për shkak çmimeve të ulëta të energjisë elektrike në rajon, ato që investojnë në efikasitetin energjetik nuk janë të stimuluar. Njëherë shumë pak banka ofrojnë kredi për efikasitet energjetik.
"Dëshirojmë të bëjmë hap të ri me këtë sfidë energjetike që bankat të ofrojnë prodhim të ri i cili quhet efikasitet energjetik, burimet ripërtëritëse të energjisë, dhe t'i stimuloj të gjithë investuesit e mundshëm, por edhe të gjithë faktorët dhe shfrytëzuesit përfundimtar të investojnë në efikasitetin energjetik dhe kjo tu kthehet në periudhën e ardhshme prej pesë deri në shtatë vite" deklaroi drejtori i Agjencisë për energjetike Llazar Geçevski.

Sipas profesorit të Fakultetit Mekanik Koço Angjushev, nuk duhet të krijohet mendim se nëse bëhen burimet ripërtërirës të energjisë zgjidhet problemi energjetik për furnizim, por megjithatë prodhimi i tillë mund të ndihmojë. "Nëse në Maqedoni ndërtohen vetëm hidroelektrane të vogla për të cilat janë nënshkruar marrëveshje të cilat momentalisht janë 60-të, kjo është megjithatë ndonjë fuqi instaluese prej 50 megavatëve. Kjo është njejtë si të ndërtoni një Urë të Boshkovit apo Sveta Petkës hidirelktrana, që do të thotë se ky është investim i parëndësishëm" deklaroi Angjushev.
Partner i TEHNOMA 2011 është M-Lan sllovake, e cila ndërtoi dhe lëshoi në përdorim elektranën e parë elektrike, e vendosur në çatinë e ndërtesës të Drejtorisë të Panaritit të Shkupit. Elektrana ka kapacitet prej 5 kw dhe punimin e saj do të prodhohen rreh 6.500 kwh në vit. Edicioni i 37-të i TEHNOMA do të ofroj dhe ngjarje ndërkombëtare barkorëve - Tehno takime 2011 BN2B takime. Do të mbahen edhe manifestime Makinova 2011 dhe Ekonova 2011 në të cilin marrin pjesë krahas inovatorëve nga Maqedonia dhe BeH, Serbia, Egjipti, Irani, Ukraina, Tjavani.....