Anëtarët e Këshillit janë informuar se në vitin e ardhshëm do të realizohen pjesët Angjelc-Velusë, Radovish-Konçe-Pubnicë, Strugë-Dibër dhe Kavadar-Varri i Mushovit. Gjithashtu, është paraparë që gjatë vitit 2012 të realizohen 112 pozita nga Programi për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale.
Realizimi i linjës kreditore në Bankën investuese evropiane në vlerë prej 50 milion euro dhe në Programin për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve rajonale dhe lokale, ishin temë e seancës së mbrëmshme të rregullt në Këshillin qeveritar evropian.
Këshillin Evropian, kumtoi pres-shërbimi zyrtar, e shqyrtoi informacionin për realizimin e linjës kreditore BIE - 2, në vlerë prej 50 milionë euro e cila dedikohet për kreditimin e subjekteve afariste, përmes bashkëpunimit me sektorin bankar. Këshilli është informuar se arritja e marrëveshjeve kornizë për pjesëmarrje në linjën kreditore midis Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit dhe bankave pjesëmarrëse potenciale do të fillojë në kah fundi i tetorit. Pas përfundimit të këtij procesi do të vijon alokimi i menjëhershëm i mjeteve drejt sektorit afarist, në pajtim me procedurat, thuhet në kumtesë.
Në seancën e Këshillit ekonomik është shqyrtuar edhe informacioni për realizimin e Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale. Anëtarët e Këshillit janë informuar se në vitin e ardhshëm do të realizohen pjesët Angjelc-Velusë, Radovish-Konçe-Pubnicë, Strugë-Dibër dhe Kavadar-Varri i Mushovit. Gjithashtu, është paraparë që gjatë vitit 2012 të realizohen 112 pozita nga Programi për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale.
Anëtarët e Këshillit Evropian e shqyrtojnë edhe Raportin për konkurrencë globale, të përgatitur nga Forumi botëror ekonomik, i cili jep analizë krahasuese në aspektet të cilat i përkasin konkurrencës ekonomike dhe rritjes. Komisioni konfirmoi masa dhe aktivitete për përmirësimin e pozitës konkurruese të Maqedonisë në nivel global, ku është konfirmuar plani për përparimin e punës së Këshillit kombëtar për ndërmarrësin dhe konkurrencën. Ai do të ketë për qëllim që të përgatis platformë të përbashkët për bashkëpunim midis Qeverisë dhe biznes bashkësisë dhe plan për realizimin e tij.