Së shpejti fillon të shfaqet nëpër ekranet televizive klipi më i ri i Zanfina Ismailit. Tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në estradë. Edhe pse shumë pak klipe të realizuara ajo thekson se dëshiron më shumë kualitetin dhe nuk punon vetëm për numër. Derisa nuk dëshiron të bëhet demode nëpër televizione, publiku e dëshiron me të madhe pasi ajo veçohet nga këngëtaret tjera. Gjithmonë sjell freski në skenën muzikore e sidomos gjatë stinës së verës kur temperaturat shkojnë shumë lartë. Me një look dhe performancë ndryshe nga klipet e tjera. Me një klip veror dhe një këngë shumë ritmike ajo pregaditet për suksesin e radhës. Bashkpunimi me Dj Blunt, një duet me Adelinën, 2/3 këngë të reja, dhe shumë gjëra interesante zbulon vet Zanfina në bisedën e radhës për Panorama plus.
Intervistoi:
Blerand Rexhepi
Pse pikërisht tani vendose të bësh realizimin e videos së re, duke qenë se stina e verës kërkon freski apo mendon se ke pasur nevojë për diçka të re në karierën tënde?
Ky klip ka qenë në plan të realizohet edhe më herët ,para 1 apo 2 muaji por që ashtu siç shkuan punët nuk arritëm, dhe ja tani është i gatshëm për stinën e verës. Gjithashtu janë bërë disa muaj që në karierën time s'kishte klip të ri, dhe pas baladës për filmin Koha e kometës e pashë të nevojshme që të paraqitem me një këngë ritmike me temë dashurie dhe me një stil të vitit 2009.
Çfarë mesazhi përmban kënga dhe si ka rrjedhur ky bashkpunim, pasi autorët e njejtë kanë krijuar edhe më herët këngë për juve?
Jam shumë e kënaqur me bashkepunimin, prandaj edhe e kam vazhduar. Kënga flet për të gjithë ata të dashuruarit marrëzisht sa që edhe po të vdisnin në krahët e të dashurve të tyre s'do tu vinte keq.
Më duket se videoja është xhiruar në qytetin e Shkupit, produksioni është kosovar apomaqedon dhe sa je e kënaqur nga ky projekt?
Unë kam bashkëpunuar edhe më herët me atë produksion dhe për atë se më janë pershtatur kam dashur që edhe ky klip të jetë prodhim i tyre, dhe une gjithësesi jam shumë e kënaqur përderisa janë respektuar dëshirat dhe idetë e mia.
Kush është përkujdesur për garderobën që do përdoret në video?
Për të gjitha rrobat në klip prej këpucëve e deri tek vathët jam përkujdesur unë, disa kanë qenë të blear e disa të qepura, dhe regjisori më ka ndihmuar gjatë xhirimit në përzgjedhjen e tyre, më saktësisht në cilën skenë cilin fustan të vesh.
Nga klipi Gajdexhiu kur bëre transormimin e flokëve në kaçurele deri më tani nuk ke pasur diçka të tille,me një fjalë nuk njihej Zanfina,ke thënë që edhe në këtë klip do bëni një transformin të frizurës, do jëtë kjo surprizë?
Po e pash si të nevojshme që të ndërroj diçka sepse shumica e këngëtareve për momentin janë me flokë të gjata dhe desha që edhe për satisfaksionin tim të ndryshoj diçka në veten.
Kënga Do të jem e jotja akoma dëgjohet me të madhe, e kënaqur me suksesin e saj edhe pse i mungoi klipi?
Një këngë që është promovuar një herë në Tv tona për programet e Vitit të ri nuk mendoj se duhet bërë klip sepse ajo është dëgjuar mjaftueshëm gjatë dhjetorit dhe janarit dhe po ta kisha bërë klip tani nuk do të zgjonte ndonjë kurreshtje sepse është dëgjuar më herët shumë.
Mendon se është bërë vështirë të realizohet një klip për shkak të krizes financiare që ka kapluar botën?
Po sepse kriza ka ndikuar në gjithçka. Normalisht kjo prek edhe estradën. Sepse ne në Kosovë shumicën e investimeve i bëjmë vetë kështu që edhe këngë të shpeshta e klipe të shumta nga një këngëtarë s'do të shihni shumë.
Po, sa ka ndikuar kjo gjë në pagesat e koncerteve?
Ka ndikuar aq sa të rrallohen koncertet nga pak dhe pagesat tona të pësojnë një zbritje.
Para se të filloj sezoni veror ke pasur një agjendë të ngjeshur me koncerte në diasporë, po tash për muajt e verës ke aranzhuar datat e koncerteve dhe ku mund të gjejnë fansat Zanfinën?
Une kam bërë gjysmën e datave për koncerte në Kosovë gjatë verës por ende jo të gjitha kështu që do të jem e pranishme me së shumti në pishina aty ku bëhet atmosfera më e mirë.
Është vështirësuar edhe realizimi i albumeve, gjatë këtij viti ke pasur në plan realizimin e albumit të ri apo jo?
Kam dashur të bëj album por është bërë punë e vështirë kjo kur nuk ke një produksion i cili mund të heq gjysmën e barrës në këtë aspect, por kur e pashë se po të bëja një album i cili kërkon shumë kohë e përkushtim dhe pas 2 ditësh ta gjej në internet ku njerëzit mund ta shkarkojnë falas, atëherë vendosa që për këtë vit të punoj 3 apo 4 këngë të reja dhe disa nga ato ti bëj klipe.
Kush i ka sponzoruar klipet deri më tani?
Shumicën e klipeve i kam sponzorizuar vetë përpos Partizani i vogel, gjithashtu për klipin e ri kam pasur ndihmën e madhe të ''Play4win'' të cilët i falenderoj shumë, sepse që në fillim ishin të gatshëm të japin kontributin e tyre.
Ke qenë pak passive në realizmin e tyre, derisa këngëtaret tjera gjithmonë sjellin më shumë gjëra gjatë një viti?
Qëllimi im qysh nga fillimi i karrierës sime ka qenë që të punoj dhe të jap kualitet, e jo shumë por me më pak kualitet. Njejt kam vepruar edhe me albumet, nuk kam dashur asnjëherë që të bëj çdo vit album të deshtuar vetëm sa për të mbushur numër. Gjithmonë jam dalluar për videoklipe kualitative dhe të bukura por që janë mbajtur në mend gjatë dhe kanë shërbyer si inspirim për këngetaret e tjera.
Është në pyetje kualiteti kur bëhet fjalë realizimi i projekteve gjatë karierës tënde?
Është diçka që vërehet, sepse unë gjithmonë gjatë realizimit të tyre jam përkujdesur deri tek detajet më të vogla dhe asnjëherë nuk kanë qenë kopje të këngëtareve tjera të huaja apo vendore. Gjithashtu gjithmonë se paku 50% të ideve në klip kanë qenë të miat.
Kjo do të thotë se Zanfina mundohet të sjell vetëm gjëra të bukura edhe pse nuk punon shumë, i përmbahesh fjalës më pak e më mirë?
Kjo ka qenë edhe një ndër formulat e karrierës sime të cilës i jam përmbajtur që nga fillimi dhe deri më tani më ka shkuar mirë. Nuk e teproj me këngë apo klipe vetëm sa për të qenë e pranishme në media apo të thuri thashetheme për vetëveten, por punoj.
Përveç këtij projekti ke në plan realizimin e një kënge tjetër, kush janë autorët apo ke bashkpunuar më të njejtët?
Jo, jam në pergaditje të një kënge tjetër të cilën do ta regjistroj në studio këto ditë. Kam punuar këtë herë me Ilir Beranin dhe kënga ka një tematikë shumë interesante dhe që vajzat do ta gjejnë veten shumë në këngë.
Do realizohet klip edhe për këtë këngë apo do del vetëm si audio nëpër radio?
Nuk e di ende, pres së pari ta kryej klipin e parë pastaj të përkujdesem për tjerat.
Ndërkohë ke paralajmëruar edhe një duet me Dj Blunt, si rrjedhin gjërat në këtë drejtim?
Blunti është duke punuar në këngë dhe besoj së shpejti do ta regjistrojmë në studio.
Siç keni deklaruar duetit do ti bashkangjitet edhe një klip veror dhe shumë i bukur, me kë do punoni dhe ku do realizohet ai?
Nuk e di se çfarë do bëhet, ka kohë deri atëherë. Nuk duam që të ngutemi pastaj të themi pse u ngutëm dhe doli kështu, më mirë më ngadalë por më sigurtë.
Pasi që është hera e parë që bashkpunon më një reper (Dj), do e kesh vështirë realizimin e këngës?
Jo aspak se Blunti është një Dj shumë i suksesshëm por edhe një bashkëpunëtor shumë i lehtë dhe i përshtatshëm kështu që deri më tani skemi pasur asnjë mosmarrëveshje.
Si e kalon një 24-orë gjatë stinës së verës?
Zakonisht ditët verore janë shumë të nxehta dhe paraditen e kaloj gjithmonë në shtëpi. Pastaj bëhem gati për koncert, sepse gjatë verës kemi shumë koncerte apo ndonjë emision.
Ndonjë thashethem që është shkruar për ty kohës së fundit?
Nuk kam lexuar apo ndegjuar ndonjë, por që e mira në këtë rast është se aspak nuk merem me to.
Të pëlqen kur emri juaj lakohet nëpër media të shkruara?
Emri im është përdorur shumë por nuk më len shumë përshtypje, sepse nuk jam e etur për famë dhe nuk jap deklarata idioteske për veten vetëm që të ketë sa më shumë artikuj për mua. Arma ime në këtë rast është puna dhe hitet, e jo thashethemet dhe vetë lavdatat.